Subscribe

Partia Demokratike i është përgjigjur akuzave të ish kryeministrit Sali Berisha, i cili tha sot nga Lezha se kryeministri Edi Rama mbylli bastet pasi ia kaloi online ato një kompanie në Qipro, pronare e së cilës është me 80% të aksioneve bashkëshortja e kreut të opozitës.
Në reagimin e PD, thuhet se Berisha vjen vërdallë nëpër Shqipëri duke treguar gënjeshtra Mes të tjerash, PD thekson se demokratët dhe Shqiptarët nuk kanë kohë për të humbur me një mashtrues kronik.

 

“I braktisur nga demokratët, me hallin qe sa vjen dhe i rritet, Sali Berisha vjen vërdallë nëpër Shqipëri duke treguar gënjeshtra. Demokratët dhe Shqiptarët e panë me 8 janar fytyrën e vërtetë të Sali Berishës, urdhëruesit të dhunës mbi PD. Demokratët dhe Shqiptarët nuk kanë kohë për të humbur me një mashtrues kronik. Demokratët kanë zgjedhur të ardhmen, shqiptarët duan dhe meritojnë një jetë më të mire”, thuhet në reagimin e PD.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *