Subscribe

Partia Demokratike ka ankimuar në Gjykatën Kushtetuese, ligjin për tatimin mbi të ardhurat, që takson me dy nivele nga janari i këtij viti, profesionet e lira. Sipas deputetes Jorida Tabaku ligji ka element antikushtetueses dhe një prej tyre është norma e tatimit.

“Sot i kërkohet profesioneve të lira, si avokat, dentist, mjek etj të paguajnë një normë tatimi prej 15%, kur ndërkohë sistemi ynë ka normë tatimi 0%, 8%, 13%. Këtu cënohet barazia para ligjit”, tha Tabaku.

Lexo edhe :

Related Posts

Sa i përket ndikimit ekonomik, efektet janë edhe më të mëdha. Tabaku argumenton se ky ligj cënon shtresën e mesme e cila po largohet çdo ditë nga vendi.

“Preken të paktën 30 mijë individë, pjesë e profesioneve të lira për një të ardhur në buxhet prej 30 mln euro. Ndërkohë preket një shtresa e mesme, e cila po largohet çdo ditë dhe është e mbitaksuar, gati 95% e popullsisë është e mbitaksuar”, shtoi Tabaku. 

PD i kërkoi gjykatës kushtetuese shfuqizimin e këtij ligji

Unë besoj se gjykata do të ngrihet në lartësinë që i takon dhe do të marrë një vendim të drejtë për ekonominë dhe mbi të gjitha për shtesën e mesme të vendit“, përfundoi Tabaku

Ligji në fjalë taton në varësi të të ardhurave me 15 dhe 23 % bizneset që konsiderohen profesione të lira, 30 mijë të tillë në këtë fazë. Por mijëra biznese të tjera vijojnë të jenë me taksa zero, pasi qeveria ka premtuar se deri në 20229 biznesi i vogël nuk do të taksohet./vizionplus.tv

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *