Subscribe

Demokratet kane depozituar ne parlament 16 amendamente per buxhetin dhe paketën fiskale, e cila merr miratimin e fundit te enjten ne parlament.

 

Lulzim Basha ka sqaruar para gazetareve qëndrimin e grupit parlamentar demokrat se ky buxhet duhet te jete akti i fundit i kësaj qeverie e nuk duhet te zbatohet. Ne funksion te këtij gjykimi, deputetet e PD propozojnë 16 ndryshime qe reflektojnë premtimet qe opozita ka bere me herët ne fushate elektorale.

 

“Duke propozuar taksën e sheshtë 9%; TVSH-në 15% si dhe rritjen e nivelit për mbledhjen e TVSH-së në 12 milionë lekë të reja.”

 

Nje tjetër propozim eshte zhbërja e koncesioneve.

 

“Ne do të propozojmë që blloku i parave që u çohet si dhuratë, si patë e pjekur, oligarkëve dhe karteleve të tij për të pastruar paratë e drogës, përmes skemës së koncesioneve që u kushton qindra milion euro çdo vit shqiptarëve dhe skemës së pastrimit të parave të pista. PPP 1 miliardëshe të zhbëhet.”

 

Sipas PD, këto para duhet te shkojnë aty ku qytetaret kane me shume nevoje, per libra falas per fëmijët, rritje te buxhetit per arsimin, subvencione per bujqësinë.

 

Po kështu ne do të paraqesim një amendament që qeveria të mbajë nivelin e rritjes së pagave dhe pensioneve si në vitin elektoral. Nuk është pjesë e vizionit tonë. Sipas vizionit tonë, rritja do të jetë më e madhe dhe më e fuqishme për pagat dhe në veçanti për pensionet. Por të paktën të mbajnë të njëjtin nivel që mbajtën për vitin elektoral.”

 

Edhe aleatja e PD, LSI ka paraqitur ne parlament amendamente per buxhetin dhe paketën fiskale, ku bie ne sy kërkesa per te ulur TVSH per ushqimet baze ne 5%.

 

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *