E shtunë, 10 Tetor 2026 Trazira në Parajsë deri në 14:10 Në vijim ora 14:10: Det i Trazuar Reklamo Kontakt Karriera
Vizion Plus
Bota

Trump ndryshon qëndrim për luftën me Iranin: Mund të përfundojë para zgjedhjeve!

Presidenti i SHBA, Donald Trump, tha të enjten se lufta me Iranin mund të përfundojë para zgjedhjeve të mesmandatit të 3 nëntorit, një ditë pasi kishte parashikuar se ajo do të përfundonte menjëherë pas tyre.

“Nuk e di nëse ata do të jenë në gjendje të rezistojnë. Por kjo do të zgjidhet pas zgjedhjeve. Ose ndoshta më herët”, raportohet të ketë thënë Trump përmes telefonit për transmetuesin NewsNation, duke iu referuar presionit ekonomik në rritje të SHBA ndaj Iranit.

Reklamë

Trump gjithashtu ka mohuar raportimet se sulmet e fundit hakmarrëse të Iranit ndaj një baze amerikane në Jordani kanë dëmtuar avionët amerikanë në rajon.

“Jo… Aspak. Asnjë dëmtim. Asgjë”, ka deklaruar ai.

Vazhdo të lexosh

Reklamë