E shtunë, 10 Tetor 2026 Trazira në Parajsë deri në 14:10 Në vijim ora 14:10: Det i Trazuar Reklamo Kontakt Karriera
Vizion Plus
Sport

Topi i Artë? Jo! Mbappe zbulon trofeun që dëshiron mbi gjithçka

Kylian Mbappe ka zbuluar ambicien e tij më të madhe me Real Madridin. Pas fitores 2–1 ndaj Interit në Champions League, francezi u shpreh se triumfi në kompeticionin europian është edhe më i rëndësishëm për të se fitimi i “Topit të Artë”.

“Jam duke luajtur për klubin e ëndrrave të mia. Është shumë e rëndësishme për mua të fitoj Champions League këtu në Madrid. E dua më shumë se çdo gjë tjetër”, deklaroi Mbappe për CBS Sports.

Sulmuesi francez, i cili shënoi golin e parë ndaj Interit, kërkon të udhëheqë Real Madridin drejt trofeut europian dhe e sheh suksesin e skuadrës si prioritet mbi çdo çmim individual.

Vazhdo të lexosh

Reklamë