E shtunë, 10 Tetor 2026 Trazira në Parajsë deri në 14:10 Në vijim ora 14:10: Det i Trazuar Reklamo Kontakt Karriera
Vizion Plus
Sport

40 vjeç, por ende legjendë! Neuer shkruan historinë në Champions

Manuel Neuer po shkruan një tjetër faqe historie me Bayern Munich.

Në moshën 40 vjeç, portieri gjerman po aktivizohet ndaj Bodo/Glimt në Champions League dhe vazhdon të thyejë rekorde të jetëgjatësisë në klub.

Reklamë

Neuer ka zhvilluar plot 163 ndeshje me Bayern-in në Champions League, ndërsa në të gjitha kompeticionet e UEFA-s numëron 168 paraqitje.

Ai është gjithashtu dy herë kampion Europe, me trofetë e Champions League të fituar në 2013 dhe 2020.

Reklamë

Një legjendë që, edhe në dekadën e pestë të jetës, vazhdon të mbrojë portën e Bayern-it në skenën më të madhe europiane.

STATISTIKAT

Thomas Müller – 165 ndeshje me Bayern në Champions League, rekord i klubit.

Manuel Neuer – 163 ndeshje me Bayern.

Pas tyre vijnë legjenda si Philipp Lahm (105) dhe Oliver Kahn (103).

Vazhdo të lexosh

Reklamë