Skip to content
  • Kreu
  • Kryesoret
  • Aktualitet
    • Politike
    • Kronike
    • Ekonomi
    • Sociale
    • Kulture
    • Vendi
    • Kosova
    • Bota
  • Rajoni
  • Opinion
  • Gossip
    • Lifestyle
    • Showbiz
  • Sport
  • LIVE
  • EMISIONE
  • SERIALE
Marina Orikum
11 September 2026
Vizion fokus

AfD kallëzon penalisht kancelarin Merz: Deklaratat për spastrim etnik...

“Do të ta pres kokën”, kërcënoi mësuesen e të...

Përmbyset makina e futbollistit të njohur, ja si paraqitet...

“Nuk ka nder më të madh se t’i shërbesh...

Rast tronditës në Evropë! Kuajt e garave të droguar...

Shiste cigare dhe fishekzjarrë kontrabandë, arrestohet pronari i një...

“Kam probleme me zemrën, më lironi”, gruaja e Maduros...

Rekord i frikshëm në Greqi, 324 raste me virusin...

Ngushtica e Hormuzit në fokus, ministrat e Jashtëm të...

Shqipëria firmos marrëveshje të reja me Gjermaninë, Karakaçi: Do...

Zgjedhja e nënkryetarëve mbledh sot Kuvendin e Kosovës

11 Shtator 09:24

Kuvendi i Kosovës do të vazhdojë sot punimet e seancës konstituive të Legjislaturës së 11-të, me synimin për të përmbyllur procesin e konstituimit të institucionit më të lartë ligjvënës.

Deputetët do të mblidhen në orën 11:00, ndërsa pika e vetme e rendit të ditës është zgjedhja e nënkryetarëve të Kuvendit.

Për pesë pozitat e nënkryetarëve tashmë janë bërë propozimet nga subjektet politike dhe komunitetet joshumicë.

Lëvizja Vetëvendosje ka propozuar Ardian Golën, Partia Demokratike e Kosovës Vlora Çitakun, ndërsa Lidhja Demokratike e Kosovës Kujtim Shalën.

Nga radhët e komunitetit serb, Lista Serbe ka propozuar Slavko Simiqin, ndërsa për komunitetet e tjera joshumicë është propozuar Emilia Rexhepi.

Në vazhdimin e seancës të mbajtur të mërkurën, Albulena Haxhiu u zgjodh kryetare e Kuvendit të Kosovës. Ajo mori 62 vota pro, 16 kundër dhe 13 abstenime, nga 102 deputetë të pranishëm.

Pas zgjedhjes së Haxhiut, Kuvendi kaloi te pika për zgjedhjen e nënkryetarëve, por subjektet politike nuk arritën marrëveshje për mënyrën e votimit të tyre.

Seanca u tensionua edhe gjatë propozimit të kandidatit të Listës Serbe. Deputeti Igor Simiq deklaroi se propozimin për Slavko Simiqin po e bënte “në emër të popullit serb”.

Kryetarja e Kuvendit, Albulena Haxhiu, e cilësoi këtë formulim të papranueshëm dhe kërkoi që Simiq ta tërhiqte deklaratën dhe ta paraqiste propozimin duke iu referuar Kushtetutës dhe Rregullores së Kuvendit. Simiq nuk e tërhoqi deklaratën, ndërsa Haxhiu kërkoi ndërprerjen e fjalës së tij.

Në mungesë të dakordimit për mënyrën e votimit të nënkryetarëve, Haxhiu ndërpreu punimet dhe njoftoi se seanca konstituive do të vazhdonte sot.

Zgjedhja e nënkryetarëve është hapi i mbetur për përfundimin e seancës konstituive të Legjislaturës së 11-të të Kuvendit të Kosovës.

Posted Under:
Anash Kosova
Tagged:
kosove Kuvend

Nga e njëjta kategori

AfD kallëzon penalisht kancelarin Merz: Deklaratat për spastrim etnik janë kriminale!

më shumë...

“Do të ta pres kokën”, kërcënoi mësuesen e të birit, arrestohet 47-vjeçari

më shumë...

Përmbyset makina e futbollistit të njohur, ja si paraqitet gjendja e tij

më shumë...

Protesta e banorëve të Patos-Marinzës për qiratë, ultimatum Bankers: Nga nesër bllokojmë tokat!

më shumë...

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Tirana Central Park

Minute pas minute

1:50

AfD kallëzon penalisht kancelarin Merz: Deklaratat për...

1:37

“Do të ta pres kokën”, kërcënoi mësuesen...

1:36

Përmbyset makina e futbollistit të njohur, ja...

1:19

Protesta e banorëve të Patos-Marinzës për qiratë,...

1:03

“Nuk ka nder më të madh se...

12:55

Ndërpritet seanca konstituive e Kuvendit të Kosovës,...

12:47

Gjykata e Durrësit kërkesë për sigurim padie,...

12:40

Plagosja e tre të rinjve në Durrës,...

12:33

Rast tronditës në Evropë! Kuajt e garave...

12:14

Afërdita hyn në Akrep më 10 shtator,...

12:06

Shiste cigare dhe fishekzjarrë kontrabandë, arrestohet pronari...

11:59

Vrau 24-vjeçarin në derë të shtëpisë, lihet...

11:57

“Kam probleme me zemrën, më lironi”, gruaja...

11:44

Rekord i frikshëm në Greqi, 324 raste...

11:35

Ngushtica e Hormuzit në fokus, ministrat e...

11:08

Arrestohet pronari i një hoteli në Krujë,...

11:06

Shqipëria firmos marrëveshje të reja me Gjermaninë,...

11:00

“Nuk do të ngrihet Bordi i Transparencës...

10:53

“Kemi analizuar tregun”, ministrja Ibrahimaj tregon në...

10:32

Klodiana Spahiu betohet te Presidenti Begaj si...

Më të klikuarat

  • “Kredi me interes zero për shtëpitë nën 60 mijë euro...
  • Largohet nga detyra ministri i Brendshëm Besfort Lamallari
  • “Do të kalojë në stolin tim bashkë me mua”, Rama zyrtarizon...
  • U kallëzua në SPAK, ministri i Financave publikon pagat: Ja...
  • Ndryshime në qeveri, Ervin Demo zëvendëson Besfort Lamallari...
  • Karriera
  • Na kontaktoni
  • Rreth Nesh

Aktualitet

  • Politike
  • Kronike
  • Ekonomi
  • Sociale
  • Kulture
  • Bota

Gossip

  • Gossip
  • Showbiz
  • Lifestyle

Inovacion

  • Shkencë
  • Teknologji

Programacion

  • Emisione
  • Seriale
  • Programi javor
  • LIVE
© Vizion Plus TV Albania 1999 - 2026
Ndalohet riprodhimi i paautorizuar i permbajtjes se kesaj faqeje.