Policia e Kolonjës ka arrestuar çiftin e bashkëshortëve, Ladi Vasili dhe Anila Vasili.
Sipas policisë, ata kishin kultivuar 270 bimë të dyshuara narkotike Cannabis Sativa në një zonë të pyllëzuar në afërsi të banesës së tyre, të cilat u asgjësuan me anë të djegies.
Lexo edhe :
Related Posts
Gjatë kontrollit në banesën e tyre u gjetën 2 thasë me lëndë të dyshuar narkotike Cannabis Sativa (bimë të prera, në proces tharjeje), të cilët u sekuestruan në cilësinë e provës materiale.
Njoftimi i policisë:
Si rezultat i hetimeve të kryera për disa javë, me metoda proaktive, në drejtimin e Prokurorisë, për një rast të veprimtarisë kriminale në fushën e narkotikëve, shërbimet e Komisariatit të Policisë Kolonjë finalizuan operacionin e koduar “Partners”.
Gjatë operacionit u arrestuan në flagrancë shtetasit:
-L. V., 64 vjeç dhe A. V., 54 vjeçe (bashkëshortë), banues në fshatin Gjirakare.
Nga hetimet dyshohet se këta shtetas kanë kultivuar 270 bimë të dyshuara narkotike Cannabis Sativa në një zonë të pyllëzuar në afërsi të banesës së tyre, të cilat u asgjësuan me anë të djegies.
Gjatë kontrollit në banesën e tyre u gjetën 2 thasë me lëndë të dyshuar narkotike Cannabis Sativa (bimë të prera, në proces tharjeje), të cilët u sekuestruan në cilësinë e provës materiale.
Materialet procedurale iu referuan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Korçë, për veprime të mëtejshme.






