E shtunë, 10 Tetor 2026 Trazira në Parajsë deri në 14:10 Në vijim ora 14:10: Det i Trazuar Reklamo Kontakt Karriera
Vizion Plus
Sport

Champions League nuk zhgënjen! United e Bayern shkëlqejnë, Como surprizon

[custom-related-posts title=”Related Posts” none_text=”None found” order_by=”title” order=”ASC”]U mbyll një tjetër mbrëmje spektakolare në Champions League, me gola, surpriza dhe rezultate.

Manchester United dhe Bayern Mynih festuan fitore të thella, ndërsa Como dhuroi surprizën e madhe ndaj Leipzigut.Manchester United 4-0 Sabah

Reklamë

Manchester United e nisi në mënyrën më të mirë aventurën europiane, duke mposhtur me shifrat e thella 4-0 Sabahun në “Old Trafford”.

Për “Djajtë e Kuq” shënuan Matheus Cunha, Bruno Fernandes, Benjamin Sesko dhe Lisandro Martínez. Një paraqitje bindëse për skuadrën angleze, e cila mori tri pikët dhe një nisje perfekte në Champions.

Reklamë

Bayern Mynih 5-0 Bodø/Glimt

Fitore e pastër edhe për Bayern Mynih. Bavarezët nuk patën shumë probleme përballë Bodo/Glimt dhe triumfuan 4-0. Jamal Musiala, Harry Kane, Alphonso Davies dhe Michael Olise (2) ishin autorët e golave për gjigantët gjermanë.

Como 4-1 RB Leipzig

Surpriza e mbrëmjes erdhi nga Italia. Como regjistroi një fitore të madhe 4-1 ndaj RB Leipzig, në një debutim historik në Champions League. Për skuadrën e Cesc Fabregas shënuan Martin Baturina, Tasos Douvikas dhe Assane Diao, ndërsa Andrija Maksimovic realizoi golin e vetëm për Leipzigun.

Slavia Pragë 2-3 Lens

Spektakël dhe përmbysje në Pragë! Lens arriti një fitore dramatike 3-2 ndaj Slavia Pragës, në një ndeshje me pesë gola dhe shumë emocione. Francezët morën kështu tri pikë të rëndësishme në startin e tyre në Champions League.

Një mbrëmje pozitive për dy gjigantët europianë, Manchester United dhe Bayern Mynih, ndërsa Como dhuroi surprizën e madhe duke mposhtur Leipzigun.

Vazhdo të lexosh

Reklamë