Prej disa ditësh, vendi ynë po përjeton mot të kthjellët dhe temperatura mjaft të larta, si pasojë e masave ajrore të ngrohta që vijnë nga Afrika.
Sipas MeteoAlb, gjatë orëve të pasdites pritet shtim i vranësirave në të gjithë territorin. Në zonat verilindore dhe juglindore, vranësirat do të sjellin rrebeshe afatshkurtra shiu.
Vranësirat do të mbeten prezente në të gjithë vendin edhe gjatë natës.
Temperaturat e ajrit do të pësojnë rënie, duke variuar nga 14°C në Peshkopi, ku pritet të regjistrohet vlera më e ulët, deri në 36°C në qarkun e Elbasanit, ku do të shënohet temperatura më e lartë.
Era do të fryjë e fortë, me shpejtësi që do të kalojë 65 km/h, kryesisht nga drejtimi jugperëndimor. Për pasojë, në brigjet detare pritet dallgëzim deri në 5 ballë.





