Skip to content
  • Kreu
  • Kryesoret
  • Aktualitet
    • Politike
    • Kronike
    • Ekonomi
    • Sociale
    • Kulture
    • Vendi
    • Kosova
    • Bota
  • Rajoni
  • Opinion
  • Gossip
    • Lifestyle
    • Showbiz
  • Sport
  • LIVE
  • EMISIONE
  • SERIALE
Marina Orikum
12 September 2026
Vizion fokus

Mbappe me dopietë, Real Madrid shkatërron Rayo Vallecanon 

Dita e 105-të e protestës, qytetarët vijojnë të qëndrojnë...

Shpërthimi me tritol në Shkodër, policia jep detaje mbi...

Terrorizuan Gjermaninë, identifikohen autorët

Tronditet Shkodra, shpërthen tritoli në afërsi të Bashkisë

“Territorialja”, Rama: Bashkimi i Vlorës me Selenicën sjell më...

Aksident në Orikum, makinat përplasen kokë më kokë

Teuta nuk ndalet, mund Vorën dhe merr kreun e...

Protesta kundër Muzeut të Hebrenjve, reagon PD dega Vlorë:...

Ju kujtohet ish-sulmuesi i Milanit? Ja ku ka përfunduar...

11 Shtatori që ndryshoi përgjithmonë Amerikën dhe botën! 25 vite nga sulmet terroriste që lanë pas 3 mijë viktima (E PLOTË)

11 Shtator 08:44

Mëngjesi i 11 shtatorit 2001 ishte i kthjellët në Nju Jork. Në orën 08:46, avioni i “American Airlines”, fluturimi 11, u përplas me Kullën Veriore të Qendrës Botërore të Tregtisë.

Vetëm 17 minuta më vonë, në orën 09:03, fluturimi 175 i “United Airlines” goditi Kullën Jugore. Në atë moment, çdo dyshim se Shtetet e Bashkuara ndodheshin nën sulm u zhduk.

Lexo edhe :

Related Posts

25 vite nga 11 Shtatori, Begaj nderon 2,977 viktimat: Amerika nuk mposhtet nga asgjë

Në orën 09:37, një avion i tretë u përplas me Pentagonin, ndërsa në orën 10:03, fluturimi 93 u rrëzua në Pensilvani, pasi pasagjerët dhe anëtarët e ekuipazhit tentuan të rimerrnin kontrollin e avionit nga rrëmbyesit.

Brenda atij mëngjesi, dy Kullat Binjake u shembën. 2,977 njerëz nga më shumë se 90 vende humbën jetën, ndërsa 19 pjesëtarë të Al-Kaedës përdorën katër avionë pasagjerësh si armë kundër fuqisë ekonomike dhe ushtarake të Shteteve të Bashkuara.

Një çerek shekulli më vonë, pamjet e avionëve që përplasen në Kullat Binjake mbeten ndër imazhet televizive më të njohura të këtij shekulli dhe ndoshta simboli më i fuqishëm i një bote që ndryshoi brenda pak orësh.

After 9/11, the World Trade Center site was a pile of 1.5 million tons of wreckage, with nearly 3,000 people buried beneath it. In May 2002, 60 Minutes returned to Ground Zero, then a gaping hole covering 16 acres and reaching 70 feet deep. pic.twitter.com/RM2ws5aipR

— 60 Minutes (@60Minutes) September 7, 2026

Për ata që e përjetuan, 11 Shtatori ende nuk është shndërruar plotësisht në histori. Shumica dërrmuese e amerikanëve që ishin gjallë në vitin 2001 thonë se e mbajnë mend se ku ndodheshin kur mësuan për sulmet. Por për një pjesë të brezit të ri, Kullat Binjake, Xhorxh Bushi, Osama bin Ladeni dhe lufta në Afganistan i përkasin tashmë librave të historisë.

Dhe pikërisht kjo është një nga paradokset e 25 viteve të fundit: 11 Shtatori nuk ndryshoi vetëm Nju Jorkun apo Shtetet e Bashkuara. Ai ndryshoi mënyrën se si bota udhëton, lufton, mbikëqyr, mendon për sigurinë dhe përballet me terrorizmin.

Hapi rrugën për dy luftëra që zgjatën me dekada, solli krijimin e një mekanizmi global kundër terrorizmit, ndikoi në politikën e Evropës dhe Lindjes së Mesme dhe për vite me radhë përqendroi një pjesë të madhe të vëmendjes strategjike amerikane në këtë rajon.

Ndërkohë, pothuajse në heshtje, Kina po shndërrohej në një fuqi globale.

102 minutat që i dhanë fund një epoke

Për të kuptuar tronditjen që shkaktoi 11 Shtatori, duhet parë edhe se ku ndodhej Amerika në atë moment.

Bashkimi Sovjetik kishte pushuar së ekzistuari një dekadë më parë. Shtetet e Bashkuara ishin superfuqia e vetme globale. Ekonomia amerikane dominonte dhe nuk kishte një rival që mund ta kërcënonte në mënyrë konvencionale në territorin e saj.

Dy oqeanet dhe kufijtë me Kanadanë dhe Meksikën krijonin një ndjenjë sigurie që dukej pothuajse e natyrshme.

Por autorët e sulmit më të madh terrorist në territorin amerikan nuk përdorën avionë luftarakë apo raketa balistike.

2001年9月11日、ニューヨーク
現地時間午前9時3分、世界貿易センタービル周辺の様子をNHKの記者が生中継していたところ、事態が大きく動きました

※当時放送された映像です
9・11 アメリカ同時多発テロ【NHKアーカイブス】↓https://t.co/0t9wazQ4KO pic.twitter.com/VPE3qk8gUm

— NHKニュース (@nhk_news) September 10, 2026

Ata përdorën bileta avioni, thika të vogla dhe vetë avionët civilë amerikanë.

Komisioni i 11 Shtatorit do të arrinte më vonë në përfundimin se SHBA-të nuk ishin të përgatitura për një skenar ku avionët e rrëmbyer do të shndërroheshin në armë. Paralajmërimet për Al-Kaedën dhe Osama bin Ladenin ekzistonin, por informacionet nuk ishin lidhur në kohë për të krijuar një pamje të plotë të kërcënimit.

Kështu, 11 Shtatori u përshkrua si një “shok, por jo surprizë”.

Sulmet ndryshuan edhe vetë konceptin e kërcënimit strategjik. Për herë të parë u bë e qartë se një organizatë jo-shtetërore, pa ushtri, flotë apo armë bërthamore, mund t’i shkaktonte një goditje strategjike fuqisë më të madhe në botë.

Lufta që u bë globale

Reagimi ndërkombëtar ishte pothuajse i menjëhershëm.

Më 12 shtator 2001, NATO aktivizoi për herë të parë në historinë e saj Nenin 5 për mbrojtjen kolektive. Aleanca që ishte krijuar gjatë Luftës së Ftohtë për t’iu kundërvënë Bashkimit Sovjetik u përball tani me një rrjet terrorist pa territor dhe pa ushtri tradicionale.

Më 7 tetor 2001 nisi ndërhyrja amerikane në Afganistan.

Në fazën e parë, operacioni ushtarak ishte i shpejtë. Talebanët humbën Kabulin, ndërsa Al-Kaeda humbi strehën e saj kryesore.

Por shumë shpejt misioni ndryshoi.

Ajo që kishte nisur si një operacion kundër Al-Kaedës u shndërrua gradualisht në një përpjekje për ndërtimin e një shteti të ri afgan. SHBA-të dhe aleatët e tyre qëndruan në Afganistan për dy dekada.

Osama bin Ladeni nuk u gjet në Afganistan. Ai u lokalizua në Pakistan dhe u vra në maj të vitit 2011 nga forcat speciale amerikane.

Por lufta vazhdoi.

Më 15 gusht 2021, pothuajse 20 vjet pas fillimit të ndërhyrjes amerikane, Talebanët hynë sërish në Kabul.

Pamjet e tërheqjes amerikane u shndërruan në simbolin e fundit të një cikli që kishte nisur me 11 Shtatorin.

Në vitin 2026, Talebanët vazhdojnë të qeverisin Afganistanin, ndërsa kufizimet ndaj grave dhe vajzave, veçanërisht në arsim, punësim dhe jetën publike, mbeten një nga çështjet kryesore të kritikave ndërkombëtare ndaj regjimit.

Pas Afganistanit erdhi Iraku.

Regjimi i Sadam Huseinit nuk kishte organizuar sulmet e 11 Shtatorit. Pushtimi i Irakut në vitin 2003 ishte një vendim politik i veçantë.

Megjithatë, klima politike e krijuar pas sulmeve terroriste dhe doktrina e re amerikane për parandalimin e kërcënimeve përpara se ato të arrinin në territorin amerikan luajtën një rol të rëndësishëm në krijimin e terrenit për luftën.

Në mars 2003, SHBA-të dhe aleatët e tyre pushtuan Irakun, duke argumentuar ndër të tjera se regjimi i Sadamit përbënte kërcënim për shkak të armëve të shkatërrimit në masë.

Ato armë nuk u gjetën.

Më pas, rrëzimi i Sadamit rezultoi shumë më i lehtë sesa ndërtimi i rendit të ri politik.

Shpërbërja e institucioneve të vjetra, shpërbërja e një pjese të ushtrisë irakiane, kryengritja dhe dhuna sektare krijuan terrenin për shfaqjen e Al-Kaedës në Irak, të udhëhequr nga Abu Musab al-Zarkavi.

Nga kjo linjë do të lindte më vonë ISIS-i.

Në vitin 2014, organizata pushtoi Mosulin dhe zona të mëdha të Irakut dhe Sirisë, duke shpallur krijimin e një “Kalifati”.

Kjo tregon një nga kontradiktat më të mëdha të luftës kundër terrorizmit; ndërsa Al-Kaeda që kreu sulmet e 11 Shtatorit u dobësua dhe humbi aftësinë për të organizuar një sulm të ngjashëm në territorin amerikan, xhihadizmi u fragmentua dhe u përhap në forma të reja.

Nga Nju Jorku në Madrid, Londër dhe Paris

Shpejt u bë e qartë se 11 Shtatori nuk ishte vetëm një çështje amerikane.

Më 11 mars 2004, sulmet me bomba në trenat e Madridit vranë 193 njerëz.

Në korrik 2005, katër atentatorë vetëvrasës goditën sistemin e transportit publik të Londrës.

Më pas erdhën sulmet e tjera në Evropë, veçanërisht ato të lidhura me ISIS-in. Parisi dhe Bataclani në nëntor 2015, Brukseli në vitin 2016, Nica dhe një seri sulmesh të tjera.

Shërbimet evropiane të inteligjencës ndryshuan. Shkëmbimi i të dhënave u zgjerua, kontrolli kufitar u forcua dhe ligjet kundër terrorizmit u ashpërsuan.

Edhe çështja e luftëtarëve të huaj që udhëtuan drejt Sirisë pas vitit 2011 krijoi një kërcënim të ri, kthimin e tyre në vendet evropiane.

Terrorizmi u shndërrua kështu nga një çështje sigurie në një faktor që ndikoi drejtpërdrejt në debatet politike për emigracionin, Islamin, integrimin dhe sigurinë.

Aeroportet nuk ishin më të njëjtat

Para 11 Shtatorit, udhëtimi ajror ishte shumë më ndryshe.

Kontrollet ishin më të kufizuara dhe ideja e një rrëmbimi avioni lidhej kryesisht me marrjen e pengjeve dhe negociatat.

Pas sulmeve, gjithçka ndryshoi.

Dy muaj më vonë u krijua Transportation Security Administration (TSA). Në vitin 2003 filloi funksionimin Department of Homeland Security, ku u bashkuan 22 agjenci dhe organizata të ndryshme.

U përforcuan dyert e kabinave të pilotëve, kontrollet e bagazheve u bënë më të rrepta dhe kontrollet e pasagjerëve u shndërruan në një rutinë të përditshme.

Lëngjet në bagazhet e dorës, heqja e këpucëve në kontrolle, listat e ndalimit të fluturimit dhe përdorimi i të dhënave biometrike u bënë pjesë e normalitetit të ri.

Një brez i tërë që ka lindur pas vitit 2001 nuk e njeh botën e udhëtimit ajror përpara 11 Shtatorit.

Ndryshimi nuk u ndal në aeroporte.

Më 26 tetor 2001, vetëm 45 ditë pas sulmeve, presidenti Xhorxh W. Bush nënshkroi USA PATRIOT Act, duke zgjeruar ndjeshëm kompetencat e autoriteteve federale në hetime, mbledhje informacioni, përgjime dhe hetime financiare të lidhura me terrorizmin.

Kjo hapi një debat që vazhdon edhe sot.

Sa privatësi është e gatshme të sakrifikojë një shoqëri për më shumë siguri?

Kush kontrollon ata që kontrollojnë?

Dhe kur një kompetencë e jashtëzakonshme, e krijuar për një kërcënim të jashtëzakonshëm, shndërrohet në një instrument të përhershëm të shtetit?

Periudha pas 11 Shtatorit solli Guantanamon, burgjet sekrete të CIA-s, teknikat e ashpra të marrjes në pyetje dhe më vonë zbulimet për mbledhjen në shkallë të gjerë të të dhënave të komunikimeve.

SHBA-të fituan kapacitete shumë më të mëdha për të zbuluar dhe parandaluar rrjetet terroriste, por në të njëjtën kohë krijuan precedentë ligjorë dhe etikë që shkaktuan kritika të forta brenda dhe jashtë vendit.

Lufta u bë më e largët, më e padukshme dhe më dixhitale

11 Shtatori ndryshoi edhe mënyrën se si Amerika zhvillon luftërat.

Pas pushtimeve tokësore në Afganistan dhe Irak, gradualisht u konsolidua një model i ri, forca speciale, inteligjenca, operacione precize dhe mbi të gjitha dronët.

Dronët e armatosur u shndërruan në një prej mjeteve kryesore të luftës amerikane kundër terrorizmit në Pakistan, Jemen, Somali dhe zona të tjera.

Gjatë presidencës së Barack Obamës, përdorimi i sulmeve të synuara u rrit ndjeshëm.

Por revolucioni teknologjik i dronëve nuk mbeti vetëm në luftën kundër terrorizmit.

Sot, të njëjtat parime teknologjike janë pjesë e luftërave moderne, nga Ukraina te Lindja e Mesme. Dronët e lirë FPV, sistemet autonome, municionet endacake dhe mjetet detare pa ekuipazh janë bërë pjesë e rëndësishme e fushëbetejës.

Një teknologji e zhvilluar fillimisht për mbikëqyrje dhe eliminim të objektivave terroriste tashmë po përdoret në konflikte mes shteteve.

Bilanci njerëzor dhe ekonomik

Çmimi i 25 viteve pas 11 Shtatorit është jashtëzakonisht i lartë.

Sipas projektit Costs of  War të Broën University, kostot dhe detyrimet e ardhshme amerikane të lidhura me luftërat pas 11 Shtatorit arrijnë rreth 8 trilionë dollarë.

Në këtë shumë përfshihen operacionet ushtarake, siguria e brendshme, interesat e borxhit dhe shpenzimet afatgjata për kujdesin ndaj veteranëve.

I njëjti program vlerëson se më shumë se 940 mijë njerëz janë vrarë drejtpërdrejt në dhunën e lidhur me luftërat pas 11 Shtatorit në Afganistan, Irak, Siri, Jemen, Pakistan dhe fronte të tjera.

Më shumë se 432 mijë prej tyre vlerësohen të kenë qenë civilë.

Kur përfshihen edhe vdekjet indirekte të shkaktuara nga shkatërrimi i sistemeve shëndetësore, infrastrukturës dhe ekonomive, vlerësimi shkon në rreth 4.5 deri në 4.7 milionë viktima.

Rreth 38 milionë njerëz janë zhvendosur nga shtëpitë e tyre në vendet e përfshira në këtë vlerësim.

Këto janë vlerësime të bazuara në një metodologji të caktuar dhe nuk nënkuptojnë se çdo vdekje është shkaktuar drejtpërdrejt nga 11 Shtatori. Por ato tregojnë përmasën e jashtëzakonshme të ciklit të luftërave që pasoi sulmet.

Më shumë se 7 mijë ushtarakë amerikanë humbën jetën në këto konflikte, ndërsa shumë të tjerë u kthyen me dëmtime të përhershme fizike ose trauma psikologjike.

Një plagë që nuk u mbyll, myslimanët në Amerikë

11 Shtatori pati pasoja të thella edhe brenda shoqërisë amerikane.

Vetëm gjashtë ditë pas sulmeve, presidenti Bush vizitoi një qendër islamike në Uashington, duke u përpjekur të ndante Islamin nga Al-Kaeda.

Por dyshimi dhe armiqësia ndaj myslimanëve u bënë pjesë e debatit politik amerikan.

Sipas të dhënave të FBI-së të cituara në vlerësimet e Pew Research Center, incidentet e krimeve të urrejtjes ndaj myslimanëve u rritën nga 28 raste në vitin 2000 në 481 raste në vitin 2001.

Dhe, pavarësisht kalimit të viteve, ato nuk u kthyen në nivelet e para 11 Shtatorit.

Në të njëjtën kohë, komuniteti mysliman në SHBA u rrit ndjeshëm. Sot vlerësohet të ketë rreth 5.5 milionë myslimanë në Shtetet e Bashkuara, duke pasur një prani shumë më të madhe shoqërore dhe politike.

Pra, historia e 25 viteve nuk është vetëm një histori frike dhe përjashtimi, por edhe e integrimit të një komuniteti që jetoi për një brez të tërë nën hijen e sulmeve.

Nga Kullat Binjake te bota e vitit 2026

Në fotografitë e 10 shtatorit 2001 ekziston një botë që duket njëkohësisht shumë pranë dhe jashtëzakonisht larg.

Rusia e Vladimir Putinit ende diskutonte për bashkëpunim me Perëndimin. Kina po përgatitej të hynte në OBT. Afganistani i Talebanëve ishte një vend i largët që shqetësonte pak njerëz jashtë qarqeve të specializuara.

Përdorimi i dronëve në luftë ishte ende në hapat e parë.

ISIS nuk ekzistonte.

Department of Homeland Security nuk ekzistonte.

TSA nuk ekzistonte.

Guantanamo si burg i “luftës kundër terrorizmit” nuk ekzistonte.

Dhe askush nuk kishte kaluar ende nëpër kontrollet e aeroportit duke hequr këpucët për shkak të një terroristi.

Mbi të gjitha, Amerika ende nuk kishte zbuluar kufijtë e fuqisë së saj.

11 Shtatori solli fillimisht një demonstrim të jashtëzakonshëm të fuqisë amerikane. Dy dekada më vonë, avioni i fundit ushtarak amerikan u largua nga Kabuli dhe Talebanët u rikthyen në pushtet.

Ndërkohë, Iraku u rrëzua dhe u rindërtua përmes luftës. Al-Kaeda u dobësua, por xhihadizmi mori dhjetëra forma të reja. ISIS pushtoi territore të mëdha në dy shtete. Evropa përjetoi Madridin, Londrën, Bataclanin dhe Brukselin. Kina u shndërrua në rivalin kryesor strategjik të Uashingtonit.

Ky është ndoshta kuptimi i vërtetë i 11 Shtatorit, 25 vjet më vonë.

Jo vetëm 102 minutat e sulmeve.

Jo vetëm 2,977 njerëzit që nuk u kthyen më në shtëpi.

Por 25 vitet që pasuan.

Një botë e tërë që mësoi të kalojë përmes detektorëve, të jetojë me kamera dhe lista mbikëqyrjeje, të shohë luftërat përmes pamjeve të dronëve dhe të diskutojë sërish për kufijtë, identitetin, frikën dhe sigurinë.

Kullat Binjake u shembën në më pak se dy orë. Por hija e tyre i është dashur një çerek shekulli për të mbërritur deri në botën e vitit 2026./vizionplus.tv 

Posted Under:
Bota Kryesoret
Tagged:
11 shtator SHBA Sulmet Terroriste

Nga e njëjta kategori

Terrorizuan Gjermaninë, identifikohen autorët

më shumë...

“Territorialja”, Rama: Bashkimi i Vlorës me Selenicën sjell më shumë fuqizim ekonomik e social për qytetarët

më shumë...

Pabarazia e pensioneve në Gjermani, mes lindjes dhe perëndimit

më shumë...

U “zhduk” para syve të policisë, dalin pamjet nga spitali ku u arratis Gentian Çipi

më shumë...

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Tirana Central Park

Minute pas minute

11:16

Mbappe me dopietë, Real Madrid shkatërron Rayo...

10:53

Vetëvendosja merr vendimin për të votuar Çitakun...

10:47

Dita e 105-të e protestës, qytetarët vijojnë...

10:27

Shpërthimi me tritol në Shkodër, policia jep...

10:21

Terrorizuan Gjermaninë, identifikohen autorët

10:02

Tronditet Shkodra, shpërthen tritoli në afërsi të...

9:58

“Territorialja”, Rama: Bashkimi i Vlorës me Selenicën...

9:34

Aksident në Orikum, makinat përplasen kokë më...

9:08

Teuta nuk ndalet, mund Vorën dhe merr...

8:57

Protesta kundër Muzeut të Hebrenjve, reagon PD...

8:39

Ju kujtohet ish-sulmuesi i Milanit? Ja ku...

8:34

Pse gërhitja e partnerit mund të ndikojë...

8:08

Barazim spektakolar mes Lazios e Milanit

7:57

Pabarazia e pensioneve në Gjermani, mes lindjes...

7:40

U “zhduk” para syve të policisë, dalin...

7:26

Gjykatësi amerikan: Trump ka shkelur ligjin me...

7:20

Zelensky shpreh gatishmërinë për tu takuar me...

6:59

Gjykata e Vlorës i jep fund bojkotit:...

6:51

Aksident në Selenicë, makina del nga rruga...

6:17

Gjashtë gola dhe spektakël, Dinamo feston në...

Më të klikuarat

  • Aksident në rrugën “Bardhyl” në Tiranë, makina përplaset me...
  • Viktima Erald Xhejo Vrau me thikë bashkëmoshatarin në Pirg, dënohet me 12 vite b...
  • Arratisje si në filma në Greqi, “policët” e rremë i zënë pri...
  • Atentat, djegie makinash e trafik droge, kush është Gentian...
  • Foto ilustruese Tronditet Kamza, shpërthim me tritol në derën e shtëpisë së...
  • Karriera
  • Na kontaktoni
  • Rreth Nesh

Aktualitet

  • Politike
  • Kronike
  • Ekonomi
  • Sociale
  • Kulture
  • Bota

Gossip

  • Gossip
  • Showbiz
  • Lifestyle

Inovacion

  • Shkencë
  • Teknologji

Programacion

  • Emisione
  • Seriale
  • Programi javor
  • LIVE
© Vizion Plus TV Albania 1999 - 2026
Ndalohet riprodhimi i paautorizuar i permbajtjes se kesaj faqeje.