Epidemiologu dhe studiuesi i shëndetit publik, Matthias Egger parashikon se njerëzit mund të duhet të jetojnë me masat kufizuese ndaj COVID-19 për dy ose më shumë vite. Sipas zviceranit, kjo është e nevojshme për të mbajtur nën kontroll koronavirusin.

Egger u shpreh se njohuritë mbi këtë virus janë të pakta, ndërsa shpreson që testimet për vaksinat mund të kryhen pas një viti.

Sipas tij, njerëzit do të duhet të mbajnë maska dhe të vijojnë të ruajnë distancën sociale në mënyrë për të siguruar që virusi nuk përhapet në të gjithë komunitetin.

“Është e mundur që të zbulojmë karakterstika të pakëndshme që mund të komplikojnë dhe ngadalësojnë zhvillimin e vaksinave efektive dhe të sigurta”, tha epidemiologu.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *