Avioni i ish-presidentit Donald Trump është ulur në Aeroportin Ndërkombëtar të Miamit përpara paraqitjes së tij në gjykatë të martën.

 

Ai pritet të takohet sot me avokatët e tij dhe të diskutojë me një ekip ligjor me bazë në Florida, raporton CNN.

 

Një numër mbështetësish të Trumpit u rreshtuan në rrugën e ish-presidentit drejt Trump National Doral Miami, ku ai pritet të kalojë natën përpara paraqitjes së tij në gjykatë të nesërmen.

 

Ish-Presidenti i Shteteve të Bashkuara, Donald Trump, pritet të ballafaqohet në gjykatë të martën me akuzat për mbajtje të paautorizuar të dokumenteve sekrete. Kjo është hera e parë në historinë e Shteteve të Bashkuara, që ndaj një ish-presidenti të ngrihen akuza federale.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *