Subscribe

Furnizimi me energji elektrike për zonën e jugut gjatë sezonit turistik është i garantuar. Dy nënstacione të reja me vlerë 5 milion dollarë përfundojnë brenda pak ditësh, duke zgjidhur kështu ndërprerjet që ka patur në Himarë, Jalë dhe Orikum. Megjithatë në vitin 2017-të kompania e shpërndarjes, do të përfundojë ndërrimin e të gjithë rrjetit në këtë vijë bregdetare, punimet për Qeparoin, Palasën dhe Dhërmiun do të fillojnë në shtator. Gjatë muajve të verës, OSHEE do të vazhdojë aksionin për të vjelë debitë që kanë bizneset ndaj kompanisë.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *