Komisioni parlamentar që po heton ndërhyrjet në sistemin Tims i kërkon policisë së shtetit një seri informacionesh që besohet se do të hedhin dritë mbi atë që ka ndodhur me të dhënat sensitive të shtetasve shqiptarë e jo vetëm.
Ky është dokumenti i firmosur nga kryetari i Komisionit, Ervin Salianji, për drejtorin e policisë së shtetit Muhamet Rrumbullaku. Letra përmban 17 kërkesa që lidhen me menaxhimin e sistemit Tims, personat që merren me mirëmbajtjen e tij si dhe procedurat e emërimit dhe gradimit të tyre.
Lexo edhe :
Pak ditë më parë, Gjykata e Tiranës me kërkesë të Prokurorisë la në arrest shtëpie ish-drejtorin e Teknologjisë dhe Informacionit në Policinë e Shtetit, Ervin Muça, i akuzuar për veprën penale “Hyrje e paautorizuar kompjuterike”.
Ai dyshohet se ka kopjuar pa autorizim të dhënat e sistemit Tims, por vetë Muça ka mohuar të ketë shkelur ligjin.

Burimet bënë të ditur se drejtori i policisë është vënë në dijeni përmes një emaili nga një punonjës i IT, se informacionet e TIMS po merreshin me urdhër të shefit të ri Ervin Muça në një hard-disk të jashtëm, gjë që ndalohet nga ligji i Policisë së Shtetit.
Pas marrjes në dijeni, Rrumbullaku pezulloi vetëm për pak ditë nga puna Ervin Muçën dhe më pas e riktheu atë në detyrë, ku qëndroi për gati një vit deri në momentin që gjykata vendosi masën ‘arrest në shtëpi’ ndaj tij.
. /vizionplus.tv






