Kryeministri Edi Rama, ka përshëndetur vendimin e Inspektorit të Lartë të Drejtësisë, e cila ka kërkuar shkarkimin e gjyqtarit Markelian Kuqo.

Përmes një postimi në “Twitter”, kreu i qeverisë e quan gjyqtarin një të paudhë që ka sfiduar hapur popullin dhe drejtësinë, duke liruar një të dënuar përjetë.

“Përshëndes Inspektorin e Lartë të Drejtësisë për kallzimin e një të paudhi me çyrk gjykatësi që ka sfiduar hapur drejtësinë dhe popullin, duke liruar një të dënuar me burgim të përjetshëm! Më në fund një hap i vonuar në rrugën e duhur të vendosjes së drejtësisë në drejtësi”, shkruan Rama.

Kuqo ka liruar nga burgu Gerd Gjinararin (Gjenerali), i dënuar për vrasjen e Arben Grorin në Itali më 1997.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *