Një person është gjetur pa shenja jete mbërmjen e kësaj të diele në Gjilan.

Trupi i pajetë është konstatuar pranë varrezave të qytetit. Dyshohet se viktima është efektive policie.

Shkaqet dhe rrethanat mbeten ende të paqarta.

Ngjarja është konfirmuar nga zëdhënësi i Policisë për Rajonin e Gjilanit, Ismet Hashani.

“Për momentin, rasti nga hetuesit është duke u cilësuar si vdekje e dyshimtë”, theksoi Hashani.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *