Skip to content
  • Kreu
  • Kryesoret
  • Aktualitet
    • Politike
    • Kronike
    • Ekonomi
    • Sociale
    • Kulture
    • Vendi
    • Kosova
    • Bota
  • Rajoni
  • Opinion
  • Gossip
    • Lifestyle
    • Showbiz
  • Sport
  • LIVE
  • EMISIONE
  • SERIALE
Marina Orikum
19 August 2026
Vizion fokus

Sekuestrohen mbi 3.3 ton kokainë në Spanjë dhe Portugali,...

Rusia dhe Koreja e Veriut synojnë “rend të ri...

Itali/ U kap me pako kokaine në trup e...

Putin: Sulmet me dronë të Ukrainës po ndikojnë në...

VIDEO/ Rrëzohet helikopteri, humbin jetën piloti dhe gjashtë turistë

Pentagoni po shqyrton vendosjen e raketave Patriot në Kretë...

Klos/ Zjarr në lagjen “Halilaj”, ndërhyrja e shpejtë shpëton...

Tragjike! Autobusi përplaset me kamionin, humbin jetën 23 persona

Kërkohet largimi i Zelensky-t, presidenti sfidohet nga ish-ministri i...

Berisha dënon vrasjen në Ksamil: Industria turistike në Sarandë...

Qeveria e re dhe Presidenti, Kurti thërret partitë opozitare në takim

9 Korrik 20:38

Udhëheqësit e Partisë Demokratike të Kosovës dhe Lidhjes Demokratike të Kosovës i kanë përgjigjur pozitivisht ftesës për takim të dërguar nga kryeministri në detyrë, Albin Kurti. Por, ftesa është refuzuar nga Aleanca.

Kreu i PDK-së, Bedri Hamza, tha se ka propozuar që të takohet me Kurtin të premten në ambientet e Kuvendit të Kosovës.

Kurti, që është udhëheqës i Lëvizjes Vetëvendosje, më herët gjatë ditës u dërgoi ftesë për takim kreut të PDK-së, Bedri Hamza, të Lidhjes Demokratike të Kosovës, Lumir Abdixhiku, dhe kreut të Aleancës, Ardian Gjini.

Letra dërguar krerëve partiakë vjen një ditë pasi Komisioni Qendror i Zgjedhjeve certifikoi rezultatet e zgjedhjeve të parakohshme parlamentare të qershorit.

Pas mbledhjes së kryesisë së partisë, Hamza tha se Kurti në letrën e tij kishte propozuar që takimi të mbaj sot në orën 17:00 apo nesër në ora 8:00, në ora 9:00, ose ora 18:00.

“Unë ja ktheva shkresën që PDK është e gatshme të takohet nesër në orën 09:00 në ambientet e Kuvendit”, tha Hamza.

Ai tha se vendi po përballet me vakum institucional dhe të gjithë duket të sillen në mënyrë të përgjegjshme.

“Nuk jam kundër që të ketë takime, mirëpo para se të flasim për pozitat, e kam thënë dhe po e përsëris, janë tepër të rëndësishme prioritetet, vizioni për të ardhmen, programi, adresimi i sfidave të cilat i ka Kosova. Nëse nuk ka dakordim për këto, nuk është qëllimi i PDK-së t’i ketë një numër të caktuar të ministrive, ta ketë një kryetar të Kuvendit apo presidentin apo çfarëdo qoftë”, tha Hamza.

Ndërkaq, në një komunikatë të lëshuar, PDK tha se përgjegjësia kushtetuese dhe politike për formimin e institucioneve i takon LVV-së, si parti fituese e zgjedhjeve.

“Për këtë arsye, presim që Kurti të paraqesë planin e tij për krijimin e institucioneve dhe sigurimin e shumicës së nevojshme”, u tha në njoftim.

Pas mbledhjes së kryesisë partiake, kreu i LDK-së, Lumir Abdixhiku, tha se do t’i përgjigjet pozitivisht ftesës së Kurtit, duke theksuar se ky ishte komunikimi i parë mes LVV-së dhe LDK-së.

“Besoj që kohën e takimeve do ta aranzhojnë ekipet tona. Por, ky le të jetë një takim i parë. Do të provoj të takohem edhe me liderët e partive politike”, tha Abdixhiku, duke shtuar se dëshiron trajtim gjithpërfshirës për krijimin e të gjitha institucioneve.

Abdixhiku tha se takimi me Kurtin është propozuar që të jetë i formatit 1+1, por shtoi se dëshiron që të jetë 2+2.

I pyetur nëse LDK-ja do të insistojë që ta ketë presidentin, pasi partia garoi me ish-presidenten Vjosa Osmani për këtë post, Abdixhiku tha:

“Në këtë fazë nuk do të flasim për emra. Do të dëgjojmë edhe palën tjetër”, duke shtuar se është e rëndësishme të tentohet të shmangen zgjedhjet e reja.

Ndërkaq, udhëheqësi i Aleancës Ardian Gjini, njoftoi përmes një postimi në rrjetet sociale se e ka refuzuar ftesën për takim me Kurtin, duke përmendur se ai veçse ka shprehur qëndrimin e partisë më 26 qershor, kur i shpalosi gjashtë kushtet e partisë në këmbim të mbështetjes për krijimin e institucioneve.

“Duke e pasur parasysh qëndrimin tonë të qartë dhe parimor, nuk e shohim të nevojshëm takimin”, thuhet në shkresën që Gjini i ka dërguar Kurtit.

Ajo që pritet pas certifikimit të rezultatit është konstituimi i Kuvendit, votimi i Qeverisë dhe presidentit të ri të Kosovës. Për këtë të fundit, vendi shkoi në zgjedhje, pasi muaj më parë partitë dështuan të arrinin konsensus rreth kandidatit.

Sipas rezultatit përfundimtar të zgjedhjeve të 7 qershorit, LVV-ja e Kurtiti ka fituar 53 mandate, PDK-ja 22 ulëse, LDK-ja 18 dhe Aleanca shtatë.

Meqë LVV-ja duket se i ka votat për konstituimin e Kuvendit dhe formimin e Qeverisë, nuk pritet që këto dy procese të hasin në pengesa, pasi për të dyja këto kërkohen 61 vota në Kuvendin prej 120 ulësesh. Për këto dy procese, Kurti llogarit në votat e partive pakicë joserbe – që kanë dhjetë mandate.

Megjithatë, ende nuk ekziston një marrëveshje apo konsensus rreth emrit të presidentit.

Cilat janë qëndrimet e partive?

Zyrtarja e LVV-së, Arbërie Nagavci, ditë më parë i tha Radios Evropa e Lirë se partia në pushtet i ka siguruar votat për formimin e Qeverisë së re dhe se do të kërkojë konsensus me partitë e tjera për zgjedhjen e presidentit.

PDK-ja, LDK-ja dhe Aleanca kanë paraqitur disa kushte për bashkëpunim të mundshëm me LVV-në e Kurtit.

Hamza ka thënë se e para se të flitet për bashkëpunim të mundshëm qeverisës janë një sërë temash, sikurse pagat dhe pensionet, kapacitetet energjetike, gazi amerikan, anëtarësimi i Kosovës në Bashkimin Evropian, që do të duhen të trajtohen me partinë fituese.

Abdixhiku, ndërkaq, ka thënë se orientimi strategjik i Kosovës, përfshirë gazi amerikan, “janë parakushti i ekzistencës politike” të LDK-së.

Ndërkaq, Gjini ka paraqitur gjashtë kushte në këmbim të mbështetjes për krijimin e institucioneve të reja. Ndër kushtet e Aleancës janë që Kosova ta pranojë projektin e gazit amerikan, ndërtimin e një termocentrali me thëngjill dhe disa kushte të tjera që kanë të bëjnë me ekonominë.

Qeveria në detyrë e Kurtit po përballet me thirrje nga Ambasada amerikane, partitë opozitare dhe odat ekonomike që të bëhet pjesë e nismave rajonale të rrjetit të gazit të lëngshëm natyror (LNG), që mbështeten nga Shtetet e Bashkuara.

Më 8 korrik, e ngarkuara me punë në Ambasadën amerikane në Prishtinë, Anu Prattipati përsëriti thirrjen që Kosova të furnizohet me LNG-në amerikane “për të siguruar investime amerikane në të ardhmen”.

Megjithatë, deri më tani, nga ekzekutivi nuk kanë dhënë sinjale se janë të gatshëm të bëhen pjesë e këtyre nismave, teksa ministrja në detyrë e Ekonomisë, Artane Rizvanolli, dhe Kurti kanë përmendur idenë e gazifikimit të thëngjillit vendas.

Për presidentin nevojitet prania e dy të tretave të deputetëve në Kuvendin që votimi në dy rundet e para të jetë i vlefshëm.

Në mungesë të një marrëveshjeje politike, kjo është e pamundur për secilën parti parlamentare.

Kushtetuta parasheh që presidenti duhet të zgjidhet brenda 60 ditëve nga dita e konstituimit të Kuvendit.

Nëse kjo nuk ndodh, Kuvendi shpërndahet dhe vendi shkon në zgjedhje të reja. Nëse vendi shkon në zgjedhje sërish, atëherë ato do të ishin të katërtat parlamentare që nga shkurti i vitit 2025./REL

Posted Under:
Anash Kosova
Tagged:
Kosova Presidenti qeveria Vizion Plus

Nga e njëjta kategori

Sekuestrohen mbi 3.3 ton kokainë në Spanjë dhe Portugali, 3 të arrestuar

më shumë...

Rusia dhe Koreja e Veriut synojnë “rend të ri botëror”, Lavrov: Do të thellojmë bashkëpunimin!

më shumë...

Përplasja e skafeve në Koman, 4 të lënduar transportohen me helikopter në Shkodër, një turist i huaj drejt Traumës

më shumë...

Varreza masive në Zubin Potok, gjenden mbetje kockore që dyshohet se u përkasin 23 personave

më shumë...

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Tirana Central Park

Minute pas minute

7:07

U vra me thikë në Ksamil, ky...

6:55

Dielli nuk është armiku? Ja sa minuta...

6:34

Sekuestrohen mbi 3.3 ton kokainë në Spanjë...

6:08

Rusia dhe Koreja e Veriut synojnë “rend...

5:53

Përplasja e skafeve në Koman, 4 të...

5:41

Varreza masive në Zubin Potok, gjenden mbetje...

5:32

Itali/ U kap me pako kokaine në...

5:02

Putin: Sulmet me dronë të Ukrainës po...

4:57

Përplasja e skafeve në Koman, reagon policia:...

4:48

VIDEO/ Rrëzohet helikopteri, humbin jetën piloti dhe...

4:45

Pentagoni po shqyrton vendosjen e raketave Patriot...

4:40

Klos/ Zjarr në lagjen “Halilaj”, ndërhyrja e...

4:34

Pukë/ Situatë e vështirë nga zjarri në...

4:15

Tragjike! Autobusi përplaset me kamionin, humbin jetën...

3:48

Skafet përplasen në lumin e Shalës, plagosen...

3:29

Pelegrinazhi në Malin e Tomorrit, policia me...

3:01

Kërkohet largimi i Zelensky-t, presidenti sfidohet nga...

2:41

Berisha dënon vrasjen në Ksamil: Industria turistike...

2:19

“Do sulmojmë bazat ushtarake të Amerikës në...

2:10

Veliaj ankimon në KLP vendimin e ILD-së...

Më të klikuarat

  • “I kërkova të mbanin qetësi”, vrau turistin port...
  • “E dua jashtëzakonisht shumë”, i dha fund pas 30...
  • Tragjike! Autobusi përplaset me kamionin, humbin jetën 23 pe...
  • Tragjedia në Manzë! Aksidenti u mori jetën 3 të rinjve, mes...
  • “Na çudite”, ndjekësit të surprizuar me ndryshim...
  • Karriera
  • Na kontaktoni
  • Rreth Nesh

Aktualitet

  • Politike
  • Kronike
  • Ekonomi
  • Sociale
  • Kulture
  • Bota

Gossip

  • Gossip
  • Showbiz
  • Lifestyle

Inovacion

  • Shkencë
  • Teknologji

Programacion

  • Emisione
  • Seriale
  • Programi javor
  • LIVE
© Vizion Plus TV Albania 1999 - 2026
Ndalohet riprodhimi i paautorizuar i permbajtjes se kesaj faqeje.