Vendi
Vrasja në Dukagjin, reagon policia, ja kush janë viktimat (EMRAT)

Babë e bir, Lekë Gjoni dhe Prelë Gjoni janë viktimat e të shtënave me armë këtë të dielë në Dukagjin të Shkodrës.
“Rreth orës 17:20, në fshatin Mgull, Njësia Administrative Pult, Dukagjin, dyshohet se janë vrarë me armë zjarri shtetasit L. Gj. dhe P. Gj., babë e bir”, njoftoi policia.
Reklamë
Po ashtu është paraqitur për të marrë ndihmë mjekësore, shtetasi i plagosur Lazer Bashi.
Ndërkohë, është ngritur një grup i posaçëm hetimor, i cili po shkon në vendngjarje, për zbardhjen e plotë të rrethanave, dokumentimin ligjor të ngjarjes, si dhe identifikimin dhe kapjen e autorit/autorëve.
Vazhdo të lexosh
Reklamë




