Skip to content
  • Kreu
  • Kryesoret
  • Aktualitet
    • Politike
    • Kronike
    • Ekonomi
    • Sociale
    • Kulture
    • Vendi
    • Kosova
    • Bota
  • Rajoni
  • Opinion
  • Gossip
    • Lifestyle
    • Showbiz
  • Sport
  • LIVE
  • EMISIONE
  • SERIALE
Marina Orikum
24 August 2026
Vizion fokus

Krimi në familje/ Policia jep detaje nga arrestimi i...

Lushnjë/ Krimi në familje, ky është 45-vjeçari që vrau...

Vrau nënën dhe plagosi rëndë të atin, arrestohet autori...

Vrau nënën dhe plagosi babain! Ja kush janë autori...

Krimi i rëndë në Lushnjë, djali vret me sqepar...

E rëndë në Lushnjë! Djali vret nënën dhe plagos...

Dha asisin në golin e fitores, Ernest Muçi flet...

75 euro gjobë për këmbësorët që përdorin telefonin kur...

Tre medalje në Lojërat Mesdhetare, Begaj përgëzon ekipin shqiptar...

Kina shtyn nisjen e misionit për kërkimin e ujit...

Gjenden 11 trupa pas fundosjes së anijes me emigrantë në brigjet e Tunizisë

23 Gusht 21:46

Roja bregdetare e Tunizisë ka nxjerrë nga uji njëmbëdhjetë trupa, pasi një varkë që transportonte emigrantë tunizianë u mbyt gjatë fundjavës teksa po shkonte drejt Italisë, ndërsa tre persona të tjerë rezultojnë ende të zhdukur, njoftoi të dielën Garda Kombëtare.

Ekipet e rojës bregdetare, ushtrisë dhe mbrojtjes civile, të mbështetura nga dy helikopterë, vazhduan kërkimet për personat e zhdukur, shkruan Reuters.

Varka, e cila u nis herët të enjten me 15 persona në bord shumica e të cilëve të rinj u mbyt pranë bregdetit tunizian dhe deri më tani vetëm një person është shpëtuar i gjallë, deklaroi të shtunën kreu i një grupi për të drejtat e emigrantëve.

Burri që mbijetoi tha se kishte qëndruar në det të hapur për 48 orë para se të shpëtohej nga një anije tregtare.

Mes personave në bord ndodheshin shtatë anëtarë të së njëjtës familje dhe një burrë me bashkëshorten e tij shtatzënë, deklaroi për Reuters kreu i Observatorit Tunizian për të Drejtat e Njeriut.

Të gjithë emigrantët ishin nga zona e Ben Guerdane-s, në juglindje të Tunizisë, dhe dhjetëra të rinj u mblodhën mbrëmjen e së shtunës në qytetin pranë kufirit me Libinë për të kërkuar përshpejtimin e operacioneve të kërkimit. Policia përdori gaz lotsjellës për të shpërndarë protestuesit.

Rruga e Mesdheut qendror, që niset nga bregdeti i Afrikës së Veriut, është një nga rrugët më vdekjeprurëse të emigracionit në botë, e përdorur nga emigrantë nga Afrika dhe Lindja e Mesme që përpiqen të arrijnë në Evropë, shpesh me varka të tejmbushura ose të pasigurta për lundrim.

Human Rights Watch, Amnesty International dhe dhjetëra grupe të tjera humanitare dhe të të drejtave të njeriut deklaruan muajin e kaluar se një marrëveshje migracioni midis Tunizisë dhe Bashkimit Evropian kishte nxitur dhe normalizuar abuzime të rënda ndaj migrantëve dhe azilkërkuesve në Tunizi.

Grupet i bënë thirrje BE-së që të pezullojë financimin për aktivitetet e migracionit dhe të kontrollit të kufijve që përfshijnë forcat e sigurisë tuniziane.

Posted Under:
Anash Bota

Nga e njëjta kategori

Krimi në familje/ Policia jep detaje nga arrestimi i autorit: Tentoi të largohej me automjetin e vëllait

më shumë...

Vrau nënën dhe plagosi rëndë të atin, arrestohet autori në Lushnjë! Vuante nga probleme të shëndetit mendor

më shumë...

Dha asisin në golin e fitores, Ernest Muçi flet për marrdhënien me Salah

më shumë...

75 euro gjobë për këmbësorët që përdorin telefonin kur kalojnë rrugën, Italia ashpërson Kodin Rrugor

më shumë...

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Tirana Central Park

Minute pas minute

11:15

Krimi në familje/ Policia jep detaje nga...

10:43

Lushnjë/ Krimi në familje, ky është 45-vjeçari...

10:37

Vrau nënën dhe plagosi rëndë të atin,...

10:12

Vrau nënën dhe plagosi babain! Ja kush...

10:07

Krimi i rëndë në Lushnjë, djali vret...

9:53

E rëndë në Lushnjë! Djali vret nënën...

9:33

Dha asisin në golin e fitores, Ernest...

9:14

Kafeja mund të pengojë përthithjen e hekurit,...

9:10

75 euro gjobë për këmbësorët që përdorin...

8:45

Tre medalje në Lojërat Mesdhetare, Begaj përgëzon...

8:39

Kina shtyn nisjen e misionit për kërkimin...

8:26

Zjarret në vend, Ministria e Mbrojtjes: 26...

7:50

Lamallari pas takimit në Pogradec: Prioritet, siguria...

7:28

“Ende të pres”, Selvija prek me fjalët...

7:19

Ceferin vetëpërjashtohet nga gara për kreun e...

6:55

“Qeverisja do të përmirësohet”, Rama pas takimit...

6:42

Rama pas takimit me ministrat: Kemi konsoliduar...

6:37

“Nga çmimet, te shëndetësia dhe arsimi”, Rama...

6:35

Përfundon mbledhja e qeverisë në Pogradec, ministrat...

6:08

VIDEO/ “Tani le të vdes”, të moshuarit...

Më të klikuarat

  • Detaje të reja nga vrasja e 45-vjeçares shqiptare në Athinë...
  • “Ta takoj e le të vdes”, emigranti udhëton 5 orë...
  • Atentati në Dukagjin, babë e bir u ekzekutuan me 50 plumba!...
  • E rëndë në Lushnjë! Djali vret nënën dhe plagos të atin
  • Partia e ekstremit të djathtë kryeson sondazhet në Gjermani...
  • Karriera
  • Na kontaktoni
  • Rreth Nesh

Aktualitet

  • Politike
  • Kronike
  • Ekonomi
  • Sociale
  • Kulture
  • Bota

Gossip

  • Gossip
  • Showbiz
  • Lifestyle

Inovacion

  • Shkencë
  • Teknologji

Programacion

  • Emisione
  • Seriale
  • Programi javor
  • LIVE
© Vizion Plus TV Albania 1999 - 2026
Ndalohet riprodhimi i paautorizuar i permbajtjes se kesaj faqeje.