E enjte, 22 Tetor 2026 Te Paekpozuarit (Live) deri në 23:30 Në vijim ora 23:30: Lajmet e Fundit dhe Moti Reklamo Kontakt Karriera
Vizion Plus
Kronikë

Krimi i rëndë në Lushnjë, djali vret me sqepar nënën, plagosi babain! Detaje nga ngjarja

Një ngjarje e rëndë ka tronditur vendin mbrëmjen e sotme vendin, pasi një 45 vjeçar i cili vuante nga probleme të shëndetit mendor ka vrarë nënë dhe plagosur babain e tij,.

Sipas policisë ngjarja ka ndodhur në fshatin Zhymë të Lushnjës, ku 45-vjeçari F.D dyshohet se, në banesë, për motive ende të paqarta, ka goditur me një send metalik prerës (sqepar) nënën e tij F.D, 80 vjeçe, e cila, si pasojë e plagëve të marra, ka humbur jetën, si dhe ka plagosur rëndë babain e tij H.D., 77 vjeç, i cili ndodhet në spital, nën kujdesin e mjekëve.

Reklamë

Njoftimi:

Rreth orës 21:20, në fshatin Zhymë, Lushnjë, shtetasi F. D., 45 vjeç, dyshohet se, në banesë, për motive ende të paqarta, ka goditur me një send metalik prerës (sqepar) nënën e tij, shtetasen F. D., 80 vjeçe, e cila, si pasojë e plagëve të marra, ka humbur jetën, si dhe ka plagosur rëndë babain e tij, shtetasin H. D., 77 vjeç, i cili ndodhet në spital, nën kujdesin e mjekëve.

Reklamë

Shtetasi F. D., i cili dyshohet se vuan nga probleme të shëndetit mendor, është larguar nga banesa pas ngjarjes. Shërbimet e Policisë po vijojnë kontrollet për lokalizimin dhe kapjen e tij.

Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe, nën drejtimin e Prokurorisë, po punon për dokumentimin e plotë të rrethanave të ngjarjes.

Vazhdo të lexosh

Reklamë