Ministri i Punëve të Brendshme Besfort Lamallari, ka reaguar në rrjetet sociale pas takimit me kryeministrin Rama në Pogradec.
Ai shkruan se në mbledhje ka prezantuar disa nga disa nga arritjet e bëra përgjatë këtyre muajve në Ministrinë e Brendshme.
Lamallari shton se në prioritetet e panegociueshme në vazhdimme do të jetë fokusi në sigurinë publike, modernizimin e Policisë së Shtetit, luftën kundër paligjshmërisë dhe rritjen e standardeve të shërbimit ndaj qytetarëve.
“Në takimin me kryeministrin Rama dhe skuadrën tonë qeverisëse për përgatitjen e vitit të dytë të mandatit tonë qeverisës. Prezantova disa nga punët e mira që kemi bërë përgjatë këtyre muajve në Ministrinë e Brendshme dhe prioritetet e panegociueshme në vazhdim, me fokus sigurinë publike, modernizimin e Policisë së Shtetit, luftën kundër paligjshmërisë dhe rritjen e standardeve të shërbimit ndaj qytetarëve. #Besa është një udhërrëfyes i çmuar e dokument strategjik drejt marrëdhënies së re që ne do të ndërtojmë me qytetarët dhe jetësimit të objektivit tonë ambicioz për Shqipërinë 2030 në BE”, shkruan Lamallari.
/vizionplus.tv





