Skip to content
  • Kreu
  • Kryesoret
  • Aktualitet
    • Politike
    • Kronike
    • Ekonomi
    • Sociale
    • Kulture
    • Vendi
    • Kosova
    • Bota
  • Rajoni
  • Opinion
  • Gossip
    • Lifestyle
    • Showbiz
  • Sport
  • LIVE
  • EMISIONE
  • SERIALE
Marina Orikum
24 August 2026
Vizion fokus

“Ta takoj e le të vdes”, emigranti udhëton 5...

Pas martesës, Georgina Rodriguez birëson tre fëmijët e Cristiano...

“Pasqyra Albania”, si do të funksionojë platforma që do...

Stuhia e fuqishme godet Italinë, përmbysen avionët, mbyllet aeroporti!...

Rreth 3 milionë makina Tesla tërhiqen nga tregu në...

Sulm kibernetik në Kroaci, grupi serb pretendon se ka...

Dita e dytë e takimit në Pogradec, sot radha...

“Ec, ec, ec”! E pazakontë, policet marrin një taksi...

Mike Johnson: SHBA do të hyjë shumë shpejt në...

Zelensky: Mbajtja e zgjedhjeve në kohë lufte, rrezik për...

Detaje nga operacioni antidrogë në Tiranë/ 5 kg kokainë me vlerë mbi 500 mijë euro, dy të arrestuarit ishin nën vëzhgim prej ditësh

24 Gusht 09:01

Policia e Tiranës ka finalizuar operacionin e koduar “Drejtimi”, duke parandaluar tentativën për trafikimin e një sasie të konsiderueshme lëndësh narkotike. Në pranga kanë rënë Mirand Herri, 51 vjeç, dhe Luftim Hoxha, 41 vjeç, të dy banues në Maminas, Durrës.

Gazetari i Vizion Plus, Esido Barkaj, raporton se dy personat ishin mbajtur prej disa ditësh nën vëzhgim, pas informacioneve se do të transportonin drogë në zonën e “Treshit”, pranë Nishtulla 3, në drejtim të Durrësit. Efektivët e antidrogës lokalizuan automjetin “Mercedes-Benz” në rrugën “Kastriotët” dhe kryen kontrollin e tij.

Gjatë kontrollit, në automjet u gjet një çantë me shtatë pako me lëndë të dyshuar narkotike. Katër prej pakove përmbanin heroinë, me peshë 2 kilogramë e 123.6 gramë, ndërsa tre të tjera kokainë, me peshë 3 kilogramë e 120.6 gramë. Në total, u sekuestruan 5 kilogramë e 244.2 gramë lëndë narkotike.

Sipas të dhënave të bëra publike, nëse kjo sasi do të hidhej në treg dhe do të shpërndahej në doza, vlera e saj do të kapte mbi 500 mijë euro. Policia e ka cilësuar sekuestrimin si një nga sasitë më të mëdha të drogave të forta të kapura gjatë kohëve të fundit në kryeqytet. Dy të arrestuarit janë dërguar për veprime të mëtejshme procedurale, ndërsa hetimet vijojnë në bashkëpunim me Prokurorinë për identifikimin e personave të tjerë të përfshirë.

Në një tjetër rast të bërë publik nga drejtori i DVP Tiranë, Oliger Torba, policia ka parandaluar edhe një konflikt të mundshëm mes rreth 28 të miturve, të moshave 13 deri në 17 vjeç, të dyshuar se do të përfshiheshin në një përplasje me armë të ftohta. Pas rreth 72 orësh verifikime në rrjetet sociale dhe punës së strukturave të Hetimit të Krimit Kibernetik, policia ndërhyri përpara se situata të përshkallëzohej. Torba u bëri thirrje prindërve të bashkëpunojnë me policinë dhe të raportojnë çdo rast të dyshimtë që mund të rrezikojë sigurinë e fëmijëve.

/vizionplus.tv

Posted Under:
Aktualitet Anash Vendi
Tagged:
Arrestime Luftim Hoxha Mirand Herri operacioni antidroge Tirane

Nga e njëjta kategori

Kurbin, kanosi me armë zjarri babain dhe dy djemtë e tij, arrestohet 34-vjeçari

më shumë...

“Ta takoj e le të vdes”, emigranti udhëton 5 orë nga Greqia për të takuar Ramën: Të na rrojë sa malet

më shumë...

Kontrolle në burgune Fushë Krujës, gjenden sende të paligjshme

më shumë...

Gjendet e pajetë e moshaura në plazhin e Durrësit

më shumë...

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Tirana Central Park

Minute pas minute

12:20

Kurbin, kanosi me armë zjarri babain dhe...

12:03

“Ta takoj e le të vdes”, emigranti...

11:51

Kontrolle në burgune Fushë Krujës, gjenden sende...

11:35

Gjendet e pajetë e moshaura në plazhin...

11:30

Detajet/ Ja ku e kishin siguruar 5...

11:23

Kishte mbjellë drogë dhe ruante parcelat me...

11:22

Ekzekutimi i babë e bir në Dukagjin,...

11:11

Pas martesës, Georgina Rodriguez birëson tre fëmijët...

11:09

Situata nga zjarret, Ministria e Mbrojtjes: 33...

10:52

Bënë për spital 17-vjeçarin nga Qipro pasi...

10:46

Qëlloi me armë në drejtim të makinës...

10:41

“Pasqyra Albania”, si do të funksionojë platforma...

10:39

Stuhia e fuqishme godet Italinë, përmbysen avionët,...

10:21

Rreth 3 milionë makina Tesla tërhiqen nga...

10:16

Ngjarja tragjike në Kosovë, kjo është 25-vjeçarja...

10:03

Sulm kibernetik në Kroaci, grupi serb pretendon...

9:43

Fruta me 3 ngjyra, trendi i ri...

9:42

Dita e dytë e takimit në Pogradec,...

9:30

Atentati në Dukagjin, babë e bir u...

9:01

Detaje nga operacioni antidrogë në Tiranë/ 5...

Më të klikuarat

  • Kjo është 45-vjeçarja shqiptare që u vra në Athinë, autori i...
  • Vrasja në Shkodër, viktimat babë e bir, detajet e para
  • Atentati në Dukagjin, babë e bir u ekzekutuan me 50 plumba!...
  • Vrasja në Dukagjin, reagon policia, ja kush janë viktimat (E...
  • Shoferit i hiqet leja e qarkullimit, merr edhe 50 mijë lekë...
  • Karriera
  • Na kontaktoni
  • Rreth Nesh

Aktualitet

  • Politike
  • Kronike
  • Ekonomi
  • Sociale
  • Kulture
  • Bota

Gossip

  • Gossip
  • Showbiz
  • Lifestyle

Inovacion

  • Shkencë
  • Teknologji

Programacion

  • Emisione
  • Seriale
  • Programi javor
  • LIVE
© Vizion Plus TV Albania 1999 - 2026
Ndalohet riprodhimi i paautorizuar i permbajtjes se kesaj faqeje.