Presidenti i UEFA-s, Aleksandër Ceferin, e ka bërë të qartë se nuk synon kreun e FIFA-s. Ceferin në dekalratën e tij të fundit e ka nxjerrë veten jashtë garës për preidencën e FIFA-s.
“Nuk jam i interesuar. Më pëlqen UEFA dhe puna që bëj aty. Besueshmëria ime është shumë më e rëndësishme dhe nuk jam i interesuar për atë post”, u shpreh Ceferin në një intervistë në podkastin “The Rest is Politics”, të Alistair Cambell.
Ceferin është kundërshtari kryesor i presidentit aktual të FIFA-s, Gianni Infantino, i cili po përballet me një krizë pas dështimit të planit të tij të diskutueshëm për t’ia hapur dyert e organit drejtues botëror investitorëve privatë.
Ndërkohë, sipas “Sky Sports” një kandidat potencial për presidencën e FIFA është Victor Montagliani, kreu I Konfederatës së Amerikës dhe Veriut dhe Qëndrore, aleat i Ceferin në luftën kundër Infantino.
Ky I fundit ka nisur të bëjë daljet e para publike në rolin si drejtues i FIFA, pas disa javësh i tërhequr si pasojë e presionit të madh.





