E shtunë, 10 Tetor 2026 Mes'dritë deri në 12:00 Në vijim ora 12:00: Lajme Ora 12:00 dhe Moti Reklamo Kontakt Karriera
Vizion Plus
Kosova

E rëndë në Kosovë! Çifti plagoset me armë në dhomën e gjumit, humb jetën gruaja shtatzënë

Një ngjarje e rëndë ka tronditur mbrëmjen e kaluar Malishevën e Kosovës, ku një grua shtatzënë ka humbur jetën dhe bashkëshorti i saj është plagosur si pasojë e të shtënave me armë zjarri në fshatin Kërvasari të Malishevës.

Sipas Policisë, rasti ka ndodhur të dielën, më 23 gusht rreth orës 23:20, kur Policia është njoftuar për një plagosje me armë zjarri.

Reklamë

Njësitë policore kanë dalë menjëherë në vendin e ngjarjes, ku në një dhomë gjumi kanë gjetur dy persona, një çift bashkëshortor të plagosur nga arma e zjarrit.

Sipas raportimeve të mediave kosovare, gruaja ishte shtatzënë në javën e 34-t të shtatzënisë. Pas plagosjes, ajo u transportua për trajtim në Qendrën Klinike Universitare të Kosovës (QKUK), por, pavarësisht përpjekjeve të mjekëve, ndërroi jetë në repartin e Emergjencës si pasojë e plagëve të marra.

Reklamë

Ndërkohë, edhe burri i plagosur ndodhet në gjendje të rëndë shëndetësore. Ai raportohet se është i intubuar dhe po mbahet në respirator, ndërsa ekipet mjekësore po vijojnë trajtimin dhe ekzaminimet.

Rasti është konfirmuar nga Emergjenca e QKUK-së. Deri më tani, autoritetet nuk kanë dhënë detaje të plota lidhur me rrethanat e ngjarjes, identitetin e personit apo personave të dyshuar dhe motivin e të shtënave.

Policia e Kosovës pritet të dalë me më shumë informacione, ndërsa hetimet për zbardhjen e plotë të rrethanave të kësaj ngjarjeje tragjike janë në zhvillim.

/vizionplus.tv

Vazhdo të lexosh

Reklamë