Subscribe

Festa e ditëlindjes së Helge, patriarkut 60-vjeçar të një familje të pasur daneze, kthehet në fillimin e një drame të vërtetë familjare, ku del në dritë e vërteta rrëqethëse e vetëvrasjes së vajzës së tij nga Kristiani, vëllai i saj binjak.

 

Kjo ngjarje tronditëse vjen përmes shfaqjes “Përvjetori i ditëlindjes” nga Teatri Kombëtar. Në një kohë kur dhuna në shoqërinë shqiptare po bëhet gjithnjë e më shqetësuese, regjisori Besmir Bitraku zgjedh të sjellë këtë tematikë për të ndërgjegjësuar sado pak publikun.

 

BESMIR BITRAKU
REGJISOR
“Në Shqipëri është momenti për tu folur ky fenomen social sepse vetëm duke u folur arrihet të zgjidhet diçka. Nuk na pëlqen ta pranojmë apo nuk duam ta pranojmë sepse ne mendojmë vetëm se familja jonë është krejt ë rregull dhe nuk shohim pak më larg te familja ngjitur dhe mendoj që kemi gjetur mënyrën se si ta ndëshkojmë po s’kemi gjetur mënyrën se si ta parandalojmë.”

 

Shfaqja bën bashkë disa nga emrat më të njohur të skenës si Luiza Xhuvani, Viktor Zhusti, Petrit Malaj, Myzafer Zifla, Olta Daku etj.

 

BESMIR BITRAKU
REGJISOR
“Ata janë të gjithë profesionistë dhe kur ja u kam çuar pjesën kanë mbetur të gjithë të mrekulluar. Nuk bëhet fjalë për një person në moshë të caktuar këtu bëhet fjalë për çdo njeri që ka pësuar një dhunë apo traumë që të ketë mundësi të bëj një hap përpara.”

“Përvjetori i Ditëlindjes” do të vijojë të shfaqet për publikun kryeqytetas nga data 1-5 qershor në teatrin e “Arturbinës”.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *