E mërkurë, 18 Nëntor 2026 Reklamo Kontakt Karriera
Vizion Plus
Bota

Goditet me dron tankeri amerikan me gaz LNG pranë Egjiptit (VIDEO)

Të paktën një dron ka goditur një tanker me gaz LNG në pronësi amerikane në “Damietta” të Egjiptit ditën e sotme.

Sipas kompanisë së sigurisë detare ‘Ambrey’, nuk u raportuan viktima, por vetëm dëme materiale, dhe askush nuk ka marrë përgjegjësi menjëherë.

Ky është, gjithsesi, një sulm i paprecedentë ndaj instalimeve egjiptiane të vendosura në Detin Mesdhe.

Kompania portuale tha se situata ishte “nën kontroll” pas shpërthimit, i cili duket se ka ndodhur “në terminalin e LNG-së gjatë operacioneve të shkarkimit të ngarkesave”.

“Anijet e përfshira janë zhvendosur në mënyrë të sigurt nga zona e portit”, shtoi kompania, duke vënë në dukje se operacionet do të rifillojnë gjatë natës “në skela dhe terminale të tjera”.

Vazhdo të lexosh

Reklamë