Subscribe

Pas skandaleve te zbuluara nga vizion plus ne lidhje me miliona euro te paguara  kompanise koncesinare  te check up-in per pune te pakryer, fatura qe mbulohen nga buxheti I shtetit,  dhe kercenime ndaj stafit mjekesor per te realizuar planin e kerkuar te kontrolleve, ka reaguar institucioni I pare publik.

 

Autoriteti I konkurences do te nise  nje hetim te thelluar per kete ceshtje. Permes nje njoftimi zyrtar ky institucion thote se pas ketij procesi do te publikohen rezultatet e hetimit.

 

Autoriteti i Konkurrencës mbeshtetur në nenin 41 të ligjit “Për mbrojtjen e konkurrencës”,  po kryen një hetim të përgjithshëm në sektorin e Shërbimit Spitalor për të parë nëse në këtë treg ka ngurtësim të çmimeve ose rrethana të tjera që kufizojnë apo shtrembërojnë konkurrencën. Për shkak të lidhjes së aksioneve midis ndërmarrjeve të cilat operojnë në këtë treg, gjykojmë si të nevojshëm hapjen e hetimit të përgjithshëm pasi këto çështje kanë nevojë për një trajtim më të thelluar dhe më gjithëpërfshirës.

 

Nderkohe nga auditi I kryer nga kontrolli I larte I shtetit u zbulua se shteti I paguan kompanise koncesionare 3p life edhe per kontrollet qe nuk I kryen.

 

Nje tjeter shkleje ishte pagesa e tvsh prej 20%  per sherbimet mjekesore. Vetem ne vitet 2015-2016 koncesionari  ka perfituar mbi 1 miliard leke  per check up-et  e kryera, ku  mbi 200 milion leke I ka marre nga tvsh e ketij sherbimi madje edhe per   analiza, kite e pajisje qe nuk jane perdorur asnjhere.

 

Klsh ka kerkura rishikimin e koncesionit 10 vjecar te kontrollit baze mbi moshen 35 vjec , eleminimin e kostove shtese dhe perjashtimin e tvsh sin je tjeter burim fitimi per koncesionrin.

Ndersa nje dite me pare vizion plus zbuloi se si minsitria e shendetesise favorizon hapur koncesionarin duke urdheruar punonjesit e adminstrates publike dhe familjaret e tyre te kryejne me detyrim check up. Deri tani institucioni me i larte I shendetesise ka zgjEdhur te heshte

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *