E mërkurë, 11 Nëntor 2026 7 PA 5 Live deri në 09:00 Në vijim ora 09:00: Mes'dritë Live Reklamo Kontakt Karriera
Vizion Plus
Sociale

Parashikimi i motit për ditën e martë, sa do të rriten temperaturat

Ditën e martë vendi ynë do të ndikohet nga kushte atmosferike relativisht të qëndrueshme.

Moti parashikohet i kthjellët ndërsa vranësirat e pakta deri mesatare më të theksuara, në relievet malore në lindje.

Nga orët e mesditës deri ato pasdite në relievet malore në lindje reshje shiu të dobëta dhe afatshkurtra. Në mënyrë të izoluar dhe relievet e larta malore reshjet në formën e shtrëngatave afatshkurtra.

Temperaturat maksimale pritet të arrijnë deri në 34 gradë celcius, ndërsa ato minimale në 17 gradë celcius.

Era do të fryjë me drejtim  juglindje – jugperëndim me shpejtësi mesatare 8 m/s.

Vazhdo të lexosh

Reklamë