Subscribe

7 shtatori shënoi nisjen e sesionit të ri parlamentar. Kryeparlamentari Gramoz Ruçi, në fjalën hapëse, bëri një rezyme të punës së bërë gjatë sesionit të shkuar dhe e ndali theksin tek disa çështje kryesore. Një prej tyre ishin edhe ndryshimet kushtetuese të votuara nga Parlamenti në seancën e fundit të mbajtur në korrik. Ruçi sqaroi se kjo nuk ishte një lëvizje diktatoriale, por u bë për të plotësuar kërkesën e opozitës parlamentare dhe të qytetarëve.

 

“Reforma zgjedhore po shkon drejt finishit. U ngritën mbi sedrën politike dhe kontribuaun në një forum jo parlamentar, siç ishte Këshilli Politik. Ky ishte një veprim me vetëdije të qartë kombëtare. Ju krijua një mundësi forcave politike që kishin braktisur Kuvendin të kontribuonin. Marrëveshja e 5 qershorit garantoi gjithëpërfshirjen. Ndryshimet kushtetuese për sistemin zgjedhor nuk ishin një tirani a hile e shumicës dhe as oprishje e rregullave të lojës, por jetësim i vullnetit të shqiptarëve. Ishin sinjalizuar nga opozita parlamentare, nuk ishin vetëtimë në qiell të hapur. Kuvendi u hapi rrugën këtyre ndryshimeve, i bindur se e bëjnë garën elektorale më konkurruese. Kuvendi ndan të njëjtin mendim me qytetarët se këto ndryshime janë në të mirë të vendit. U plotësua kuadri ligjor për ndryshime të Kodit Zgjedhor.”

 

Më tej, kreu i Kuvendit dha ultimatum që organet e reja të drejtësisë të kryejnë punën e tyre siç duhet dhe që Gjykata Kushtetuese të jetë gati në 2021. Kurse për Gjykatën e Lartë, ai kërkoi nga KLGJ që të jetë gati brenda vitit 2020.

 

“Gjykata Kushtetuse duhet të bëhet funksionale, nuk duhet të falim më. Gjyqtarët e ri kushtetuese duhet të kenë filluar nga puna në datën 1 janar 2021. Kupa po derdhet.”

 

Ruçi komentoi edhe marrëveshjen Kosovë-Serbi të nënshkruar në 4 shtator. Ai tha se ky pakt i hap rrugë marrëveshjes finale dhe njohjes së ndërsjellë.

 

 

 

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *