Skip to content
  • Kreu
  • Kryesoret
  • Aktualitet
    • Politike
    • Kronike
    • Ekonomi
    • Sociale
    • Kulture
    • Vendi
    • Kosova
    • Bota
  • Rajoni
  • Opinion
  • Gossip
    • Lifestyle
    • Showbiz
  • Sport
  • LIVE
  • EMISIONE
  • SERIALE
25 May 2026
Vizion fokus

Aksident në Vaqarr, lëndohen disa fëmijë dhe një grua...

Zelensky: Bisedimet me SHBA-në për raketat antibalistike nuk kanë...

Trump: Marrëveshja me Iranin do të jetë “e madhe”!...

“Opozita po shkon vetë te grepi”/ Rama: Së shpejti...

Tension në ajër në Egje, avionët turq kalojnë hapësirën...

“Tërmet” te Milani! Shkarkohen Tare, Alegri, Furlani dhe Monkanda...

Një grua tenton të futet brenda në Gjykatën e...

35-vjetori i PS në Durrës, Rama: Shqipëria më afër...

Takimi me Ramën dhe Nufin, Dendias: Do të mblidhet...

Protestat në Bolivi, presidenti i vendit përgjysmon rrogën e...

Nis krijimi i grupimeve në fermë, Mimoza Ahmeti shpallet e preferuara e publikut

31 Mars 11:38

Mbrëmja e dytë e “Ferma VIP 3” erdhi plot dinamika, tensione dhe surpriza, duke e bërë gjithnjë e më të qartë se loja sapo ka nisur të marrë formë.

Spektakli nisi me nota humori, ku në qendër të vëmendjes ishte Mimoza Ahmeti. Me stilin e saj karakteristik dhe batutat spontane, ajo vijon të jetë një nga personazhet më të komentuara si brenda fermës, ashtu edhe jashtë.

Por shumë shpejt, atmosfera ndryshoi. Brenda shtëpisë kanë nisur përçarjet e para, me një përplasje të dukshme mes Akilit me Blerinën dhe Sarën, duke sinjalizuar krijimin e poleve dhe grupimeve të para mes fermerëve.

Jashtë debateve, nuk munguan edhe komentet nga opinionistët, të cilët u ndalën te raporti i Soni Malajt me Jonida Maliqin, duke sjellë një tjetër dimension diskutimi në studio.

Një tjetër moment i rëndësishëm ishte loja me pyetje, e cila testoi intuitën dhe sinqeritetin e fermerëve. Fitues u shpallën Mimoza dhe Romiri, të cilët morën më shumë vota dhe u shpërblyen me dhurata.

Kulmi i mbrëmjes ishte shpallja e fermeres së preferuar nga publiku. Me shumicë votash, ky titull i shkoi Mimoza Ahmetit, e cila falënderoi publikun me stilin e saj karakteristik dhe nuk kurseu batutat.

“Dhe thonë pastaj për mua që je e pakuptueshme, por ja që më paskan kuptuar”, tha ajo.

Si e preferuara e publikut, Mimoza mori një sërë avantazhesh dhe detyrash nga Agai, përfshirë edhe leximin e një tjetër vendimi të rëndësishëm, reduktimin e ushqimit për shkak të thyerjes së rregullave në fermë.

Në vijim, katër fermerët më pak të votuar nga po i njëjti televotim, Xhesi, Dj FairFax, Khuba dhe Dona, u përfshinë në një sfidë në çifte. Të ndarë nga kryefermerja në dy grupe, ata u përballën në një sfidë force, shpejtësie deh përqendrimi. Grupi i Khubës dhe Donës arriti të fitonte sfidën, duke çuar menjëherë dyshen tjetër në televotim. Njëri prej tyre do të largohet të premten dhe vendim i takon publikut.

Tensioni dhe ethet e televotimit tashmë kanë nisur.

Një nga vendimet e para të rëndësishme erdhi nga Agai, i cili dërgoi në “fakir” dy fermerët e votuar nga vetë banorët si shkelësit më të mëdhenj të rregullave gjatë tre ditëve të para, Adionin dhe Malboren. Përveçse do të flenë në kushte më të vështira, ata u dënuan edhe me punë shtesë.

Në fund, një surprizë e veçantë solli një moment më të ngrohtë në fermë, tre macet e Mimoza Ahmetit u bënë pjesë e shtëpisë, duke sjellë emocione dhe një atmosferë më familjare për konkurrentët.

“Ferma VIP 3” po hyn kështu në një fazë ku aleancat, përplasjet dhe strategjitë do të jenë vendimtare për rrugëtimin e çdo fermeri. Ndaj të gjitha dinamikat e fundit mund t’i ndiqni live, në dy kanale të dedikuara, në platformën Youtube si dhe në përmbledhjen ditore në orën 17.00 në Vizion Plus.

Posted Under:
Ferma Vip 3 Gossip Kryesoret Showbiz
Tagged:
Ferma VIP mimoza ahmeti

Nga e njëjta kategori

Nis Ferma VIP 3 në Vizion Plus, ndiqeni LIVE

më shumë...

35-vjetori i PS në Durrës, Rama: Shqipëria më afër BE falë socialistëve

më shumë...

Rama nga Durrësi çel sezonin shëndetësor veror 2026: 301 mjekë dhe infermierë në shërbim të pushuesve

më shumë...

Fshiheshin në Dubai, arrestohen për ekstradim 5 shqiptarë të kërkuar nga SPAK (EMRAT)

më shumë...

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Minute pas minute

9:02

Nis Ferma VIP 3 në Vizion Plus,...

8:55

Ushqimet që përmirësojnë kujtesën, çfarë të konsumoni...

8:10

Aksident në Vaqarr, lëndohen disa fëmijë dhe...

8:01

Zelensky: Bisedimet me SHBA-në për raketat antibalistike...

7:41

Trump: Marrëveshja me Iranin do të jetë...

7:10

“Opozita po shkon vetë te grepi”/ Rama:...

7:06

Tension në ajër në Egje, avionët turq...

6:58

“Tërmet” te Milani! Shkarkohen Tare, Alegri, Furlani...

6:46

Një grua tenton të futet brenda në...

6:28

35-vjetori i PS në Durrës, Rama: Shqipëria...

6:11

Takimi me Ramën dhe Nufin, Dendias: Do...

5:51

Protestat në Bolivi, presidenti i vendit përgjysmon...

5:42

Rusia dhe Ukraina shkëmbejnë sulme masive me...

5:35

Mundësi marrëveshjeje mes SHBA-së dhe Iranit!

5:25

Xhenaro Gatuzo rikthehet si trajner në Serie...

5:25

Rama nga Durrësi çel sezonin shëndetësor veror...

5:06

CBS: Mojtaba Khameni është fshehur në një...

5:03

Radhë të gjatë në Kapshticë, probleme në...

5:00

Vendimi për Veliajn/ Kushtetuesja i kërkon Gjykatës...

4:59

Moska njofton sulme të reja ndaj institucioneve...

Më të klikuarat

  • Java e fundit e majit vendimtare! Meri Gjini: Hëna në mbushj...
  • Aksident tragjik në Elbasan, makina përplas për vdekje një f...
  • Plagosi shokun me plumb në kokë/ Detaje të reja nga ngjarja...
  • Zbardhet lista e kandidatëve për drejtimin e policive vendor...
  • Xhenaro Gatuzo rikthehet si trajner në Serie A, ja skuadra q...
  • Karriera
  • Na kontaktoni
  • Rreth Nesh

Aktualitet

  • Politike
  • Kronike
  • Ekonomi
  • Sociale
  • Kulture
  • Bota

Gossip

  • Gossip
  • Showbiz
  • Lifestyle

Inovacion

  • Shkencë
  • Teknologji

Programacion

  • Emisione
  • Seriale
  • Programi javor
  • LIVE
© Vizion Plus TV Albania 1999 - 2026
Ndalohet riprodhimi i paautorizuar i permbajtjes se kesaj faqeje.