Opozita zhvillon këtë të hënë protestën e 10 kombëtare.

 

Anëtarë të degës Nr. 7 të PD, si dhe mbështetës të opozitës janë nisur në këmbë deri në qendër të kryeqytetit.

 

Ndërkohë ata gjatë marshimit kanë mbajtur një parrullë ku shkruhet “Rama ik”. Parrullë e shkruar dhe në anglisht e gjermanisht.

 

Po ashtu ata kanë rikthyer edhe njëherë shifrën e numrit të votuesve në 30 qershor, që sipas PD, 85% e shqiptarëve refuzuan që të merrnin pjesë në votime.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *