Juventusi ka dorëzuar në UEFA listën zyrtare të futbollistëve për sezonin 2026/27 të Ligës së Evropës, ndërsa në të nuk figuron emri i futbollistit të Kosovës, Edon Zhegrovës.
Zhegrova nuk është përfshirë në Listën A të klubit italian, duke bërë që ai të mos jetë në dispozicion të Juventusit në fazën e parë të garave evropiane.
Zhegrova mungoi edhe në ndeshjen e fundit të Juventusit, ku skuadra arriti fitore ndaj Parmës. Ndërkohë, gjatë kësaj periudhe, klubi italian e kishte nxjerrë futbollistin në shitje, por deri më tani nuk kishte marrë ndonjë ofertë serioze për të.
Vendimi për ta lënë jashtë listës së UEFA-s vjen në një kohë kur raportimet në Itali sugjeronin se Zhegrova nuk bën më pjesë në planet e Juventusit.
Tashmë, kjo situatë është konfirmuar edhe zyrtarisht përmes listës së dorëzuar nga Juventusi në UEFA, duke e bërë të pasigurt të ardhmen e reprezentuesit kosovar në Torino.





