E shtunë, 24 Tetor 2026 Det i Trazuar deri në 01:15 Në vijim ora 01:15: Trashëgimtari Halef Reklamo Kontakt Karriera
Vizion Plus
Sport

Dy ndeshje pa tifozë për Tiranën, ja kur nis dënimi

KF Tirana ka bërë të ditur përmes një njoftimi zyrtar në rrjetet sociale se Komisioni i Disiplinës dhe Etikës pranë FSHF-së ka vendosur ta dënojë klubin me zhvillimin e dy ndeshjeve pa praninë e spektatorëve.

Në zbatim të këtij vendimi, ndeshja e parë që do të preket nga masa disiplinore është ajo ndaj Vorës.

Reklamë

Takimi është programuar të luhet këtë të diel, në orën 16:00, në stadiumin “Selman Stërmasi”, por do të zhvillohet me dyer të mbyllura.

Pak ditë përpara kësaj përballjeje, klubi bardheblu ka publikuar komunikimin zyrtar, duke sqaruar se masa do të zbatohet në dy ndeshjet e ardhshme që Tirana do të luajë në shtëpi gjatë këtij sezoni.

Reklamë

Në reagimin e saj, Tirana shpreh keqardhjen për faktin se skuadra do të duhet të zbresë në fushë pa mbështetjen e drejtpërdrejtë të tifozëve. Klubi e cilëson tifozerinë si një pjesë të pandashme të identitetit, historisë dhe forcës së KF Tiranës.

I njëjti dënim do të aplikohet edhe në ndeshjen pasuese që bardheblutë do të zhvillojnë si pritës.

/vizionplus.tv

Vazhdo të lexosh

Reklamë