Zjarri në fshatrat e Ulzës po përparon me shpejtësi për shkak të erës së fortë.
Flakët tashmë kanë hyrë në luginën e Shkopetit në fshatin Madhesh dhe po drejtohen drejt Skurajve.
Operacioni nga toka e ka të pamundur të vërë nën kontroll vatrën e cila tashmë është përhapur në disa drejtime ku ka djegur stane e banesa, por dyshohet se nuk i kanë shpëtuar as kafshë.
Në terren janë angazhuar dhjetra forca nga administrata e bashkisë Mat, forcat e armatosura e banorë të zonës.





