E premte, 23 Tetor 2026 Takohemi N'vizion deri në 18:00 Në vijim ora 18:00: Trashëgimtari Halef Reklamo Kontakt Karriera
Vizion Plus
Vendi

Vlorë/ Në gjendje të dehur bënte manovra të rrezikshme me gomone, gjobitet drejtuesi, policia i bllokon mjetin

Një drejtues gomoneje është ndëshkuar nga Policia Kufitare në Vlorë pasi u konstatua duke lëvizur me shpejtësi të lartë dhe duke kryer manovra të rrezikshme në zonën e Triportit.

Gjatë kontrolleve pranë zonës së ankorimit të mjeteve lundruese, shërbimet e Policisë Kufitare dhe të Njësisë Policore Detare konstatuan gomonen që rrezikonte sigurinë e mjeteve të tjera dhe pushuesve në zonë.

Reklamë

Policia ndërhyri dhe ndaloi mjetin, ndërsa drejtuesit, shtetasit me inicialet A. G., iu krye testi i alkoolit. Sipas autoriteteve, ai rezultoi në gjendje të dehur.

Në përfundim të veprimeve, ndaj drejtuesit u vendos gjobë prej 50 mijë lekësh të rinj dhe iu bllokua leja e drejtimit për 2 muaj. Gjithashtu, u bllokua edhe gomonia.

Reklamë

Policia Kufitare apelon për respektimin me rigorozitet të rregullave të lundrimit dhe shmangien e çdo sjelljeje që mund të rrezikojë jetën e njerëzve dhe sigurinë e mjeteve lundruese në det.

/vizionplus.tv

Vazhdo të lexosh

Reklamë