Lifestyle
Parashikimi i motit për ditën e shtunë

Për ditën e shtunë vendi ynë do të ndikohet nga kushte atmosferike kryesisht të qëndrueshme.
Moti parashikohet me kthjellime të herëpashershme dhe alternime vranësirash kryesisht mesatare, më të theksuara në relievet malore në veri të vendit.
Reklamë
Temperaturat maksimale parashikohet të arrijnë deri në 24 gradë celcius, ndërsa ato minimale deri në 9 gradë celcius.
Era do të fryjë me drejtim veriperëndim-jugperëndim me shpejtësi mesatare 7 m/s, ndërsa përgjatë vijës bregdetare dhe lugina era me shpejtësi deri në 12 m/s shoqëruar me valëzim në det të forcës 1-3 ballë.
Vazhdo të lexosh
Reklamë




