Subscribe

I kthyer tashmë në një traditë, prej vitesh tetori është muaji që i dedikohet librit. E nisur si një fushatë sensibilizimi për leximin, dhe me moton “Fjalë pas fjale”, përgjatë gjithë muajit do të ketë një mori aktivitete që nga promovimi i shkrimtarëve të rinj, e deri tek shkrimtarët që kanë lënë gjurmë në letrat shqip. Por në këtë tetor për herë të parë përmes një indeksimi do të ketë gjithashtu rezultate dhe shifra konkrete lidhur me lexuesit.

 

ALDA BARDHYLI

DREJTORESHE E QKLL

“Ne e kemi konceptuar këtë tetor si një maratonë aktivitetesh ku do të flasim jo vetëm për rëndësinë e fjalës, jo vetëm do të ketë konferenca dhe forume, do të ketë autorë të rëndësishëm edhe të huaj që do të vijnë dhe do të bëhen pjesë e diskutimeve publike. ne do të bëjmë për herë të parë një indeksim të lexueshmërisë në vend, do të jetë një indeksim nga qendra kombëtare e librit dhe leximit dhe rezultatet e tij do të jepen në fund të tetorit.”

 

Rritja e numrit të lexuesve dhe sjellja e një letërsie sa më cilësore është synimi i të gjithë aktiviteteve që do të organizohen.

 

ELVA MARGARITA

MINISTRE E KULTURES

“Patjetër që nuk flasim vetëm me fjalë, por duhet të flasim dhe me numra. Duhet të kuptojmë trendin për të ndërmarrë dhe politikat e duhura. Libri sot në Shqipëri patjetër që ka ndjekur problematikat e trendeve botërore. Siç ka ndikuar teknologjia në reduktimin e leximit por ne edhe këtë tetor patjetër që fokusin e kemi në sensibilizimin dhe leximin e sa më shumë librave.”

 

Shkrimtarë, studiues si dhe njerëz që e njohin botën e librit u bënë bashkë për të prezantuar kalendarin e aktiviteteve që do të mbahen, teksa kjo nismë përveç Tiranës do të shtrihet dhe në qytete të tjera.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *