Skip to content
  • Kreu
  • Kryesoret
  • Aktualitet
    • Politike
    • Kronike
    • Ekonomi
    • Sociale
    • Kulture
    • Vendi
    • Kosova
    • Bota
  • Rajoni
  • Opinion
  • Gossip
    • Lifestyle
    • Showbiz
  • Sport
  • LIVE
  • EMISIONE
  • SERIALE
Marina Orikum
03 September 2026
Vizion fokus

Netanyahu: Përmbysja e regjimit në Iran është e arritshme

New York ndalon përdorimin e inteligjencës artificiale në shkollat...

Paralajmërimi i frikshëm i Organizatës Botërore të Meteorologjisë: “El...

Përplasja mes biznesmenëve në Vlorë, policia: U përdorën armë...

Zjarri në Kalivaç të Lezhës, 26 banesa të dëmtuara

Akuzat për mbylljen e profileve që pasqyrojnë protestën, Rama:...

4 gola në 3 ndeshje, Mbappe shpallet “Lojtari i...

BE vendos taksë të re për produktet e lira...

Zjarr i madh në portin e Shëngjinit, anija përfshihet...

Nga akademia te ekipi i parë? Spalletti përfshin dy...

Nga duhet të vijnë paratë për mbrojtjen e Evropës?

4 Mars 13:32

Evropa duhet të forcojë aftësitë e saj mbrojtëse dhe ushtarake. Por si duhet të financohen këto shpenzime? Ka propozime të ndryshme.

SHBA-ja paguan deri tani pjesën më të madhe të kostove të financimit të NATO-s, një aleancë ushtarake që bashkon 32 vende. Siguria evropiane varet po ashtu nga ushtarët amerikanë dhe armët e tyre – kryesisht nga aftësitë speciale ushtarake që evropianët nuk i kanë ende në dispozicion. Për shembull, në drejtim të transportit ajror të tankeve apo trupave, por edhe të zbulimit dhe vëzhgimit satelitor.

Lexo edhe :

Related Posts

"Riarmatosni Evropën", Von der Leyen prezanton planin: 800 miliardë euro për shpenzimet e mbrojtjes

Që evropianët të jenë në gjendje të mbrohen kundër Rusisë pa mbështetjen amerikane, do të nevojiten 250 miliardë euro shtesë çdo vit (përveç shpenzimeve ekzistuese të mbrojtjes dhe armatimeve), sipas Institutit Bruegel me qendër në Bruksel dhe Institutit Kiel për Ekonominë Botërore. Konkretisht, kjo përfshin rreth 50 brigada me gjithsej 300.000 ushtarë dhe 3.400 tanke të reja. Për krahasim: dërgimi i një brigade të re të vetme nëLituani(me rreth 5.000 ushtarë) e solli Bundeswehr-in gjerman në kufirin e kapaciteteve ekzistuese.

Një Evropë me dy shpejtësi?

Presidentja e Komisionit Evropian Ursula von der Leyen ka propozuar këtë javë një “zbutje” të rregullave të rrepta për shumën maksimale të borxhit kombëtar, të cilat janë përcaktuar nga Traktati i Mastrihtit në përputhje me qëndrimin e shpallur të Gjermanisë, se mbrojtja duhet të mbetet në juridiksionin e autoriteteve kombëtare, pra që shpenzimet për armatim duhet të financohen nga buxhetet e shteteve anëtare. Von der Leyen ka propozuar edhe një “Plan për riarmatimin e Evropës”. Ajo propozon edhe një fond që do të mobilizonte deri në 800 miliardë euro për qëllimet e mbrojtjes.

Për të përshpejtuar bashkëpunimin e sigurisë në Evropë, Qendra e Politikave Evropiane (EPC) me qendër në Bruksel sugjeron që 27 vendet e BE-së nuk duhet patjetër të përpiqen që vendimet të merren në mënyrë unanime, por ato vende që duan ta bëjnë këtë duhet të ecin përpara më shpejt. Ky “koalicion i vullnetarëve”, siç u tha, duhet të përfshijë edhe vendet që nuk janë aktualisht anëtare të Unionit, si Britania e Madhe apo Norvegjia. Këto vende do të paguanin para në një fond të përbashkët (Fondi i Financimit të Sigurisë Evropiane), dhe me fondet e përbashkëta. Duke bashkuar forcat, ne mund të marrim hua shumë më tepër sesa do të ishte e mundur me shumën e kapaciteteve tona individuale, thuhet më tej.

Borxhet e përbashkëta: po apo jo?

Franca, Spanja dhe Greqia duan që armatimet evropiane të paguhen me hua të përbashkëta evropiane. Sipas tyre, kjo do të ndihmonte në shmangien e një barrë shtesë mbi buxhetet e tyre kombëtare tashmë të ngarkuara nga borxhe të mëdha. Para së gjithash, është presidenti francez Emmanuel Macron ai që propozon krijimin e një fondi evropian të mbrojtjes ushtarake, i modeluar sipas fondit të BE-së për tejkalimin e pasojave të menaxhimit të krizave gjatë pandemisë së virusit korona.

Por vetë fjala Euro-bono mjafton për të shkaktuar shqetësim te ministri gjerman i Financave. Dhe nuk është vetëm Gjermania që është e rezervuar në lidhje me idenë. Edhe disa vende të tjera që praktikojnë disiplinë të rreptë buxhetore kanë rezerva të ngjashme. Këto vende preferojnë një koncept ku shpenzimet e mbrojtjes do të mbeten përgjegjësi e qeverive kombëtare në të ardhmen. Megjithatë, do të ishte krejtësisht e paqartë se si vende si Spanja apo Italia, të cilat ndajnë më pak se 1.5 për qind të PBB-së për mbrojtjen, mund t’i afrohen ndonjëherë objektivit të shpallur të NATO-s prej 2 për qind të PBB-së, veçanërisht kur shikohet në kontekstin e borxhit të tyre (shumë) të lartë kombëtar?

Porositë e përbashkëta të armëve?

Deri më tani, blerjet e përbashkëta të armëve kanë qenë përjashtim brenda BE-së. Pasojë e kësaj praktike është fakti se në Evropë përdoren pesë herë më shumë sisteme të ndryshme armësh sesa në SHBA. Nga pikëpamja ekonomike, do të ishte shumë më e zgjuar të shpallej një tender për zhvillimin e armëve të reja dhe t’i jepej punë koncernit që prodhon pajisje ushtarake dhe ofron kushtet më tërheqëse. Nëse të gjitha ushtritë, për shembull, do të blinin një model tankesh të rënë dakord paraprakisht, atëherë prodhimi i një numri më të madh tankesh do të ishte përfundimisht më i lirë (për copë).

Ajo që duket si një ide e mirë ekonomikisht shpesh dështon për shkak të egoizmit kombëtar. Ministritë e Mbrojtjes deri më tani kanë qenë të lumtura për të blerë sisteme të prodhuara nga fabrikat vendase të armëve. Zbatimi i projekteve të përbashkëta do të vonohej për shkak të procesit të ndërlikuar të harmonizimit të pozicioneve. Sipas ekspertëve ushtarakë, prokurimi i përbashkët, pavarësisht gjithë kësaj, është diçka që ka potencialin më të madh për pajisjen më të mirë të ushtrisë me një kosto të menaxhueshme.

Kredi të favorshme?

Shumë vende anëtare të BE-së janë unanime në vlerësimin e tyre se Banka Evropiane e Investimeve (EIB) duhet të miratojë kredi të favorshme për blerjen e armëve dhe municioneve. Deri më tani, kjo nuk ka qenë në përputhje me statutet. Prodhimi i armëve mbështetet nga linja krediti vetëm në raste të jashtëzakonshme – në parim, vetëm kur armët mund të përdoren edhe për qëllime civile, për shembull për satelitë ose drone. “Zbutja” e këtyre rregullave mund të lejojë kompanitë e mesme në sektorin e armëve dhe të mbrojtjes në veçanti të “furnizohen” me kredi të favorshme./DW/

Posted Under:
Anash Bota
Tagged:
Evrope Para

Nga e njëjta kategori

Netanyahu: Përmbysja e regjimit në Iran është e arritshme

më shumë...

New York ndalon përdorimin e inteligjencës artificiale në shkollat publike

më shumë...

Paralajmërimi i frikshëm i Organizatës Botërore të Meteorologjisë: “El Nino” edhe më i fuqishëm në 2027

më shumë...

Zjarri në Kalivaç të Lezhës, 26 banesa të dëmtuara

më shumë...

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Tirana Central Park

Minute pas minute

8:45

Netanyahu: Përmbysja e regjimit në Iran është...

8:09

New York ndalon përdorimin e inteligjencës artificiale...

7:51

Paralajmërimi i frikshëm i Organizatës Botërore të...

7:44

Përplasja mes biznesmenëve në Vlorë, policia: U...

7:32

Zjarri në Kalivaç të Lezhës, 26 banesa...

7:26

Akuzat për mbylljen e profileve që pasqyrojnë...

7:24

4 gola në 3 ndeshje, Mbappe shpallet...

6:54

BE vendos taksë të re për produktet...

6:49

Të gjithë zgjedhin vajin e ullirit, por...

6:45

Zjarr i madh në portin e Shëngjinit,...

6:41

Nga akademia te ekipi i parë? Spalletti...

6:27

Stephen Curry kërkon të mbyllë karrierën me...

6:22

Nedim Bajramit nuk i ndahen telashet, i...

6:17

Radhimë/ Shkrumbohet nga flakët një makinë në...

5:50

FOTO/ Del në shitje rezidenca luksoze nga...

5:47

Përshkallëzohet situata e zjarreve në Kalivac të...

5:41

Rama i dërgon Begajt emrin e Klodiana...

5:25

KLGJ letër ministrisë së Financave: Ekzekutoni rrogat...

5:16

Zjarr në Palasë, flakët përfshijnë zonën pyjore...

5:12

Hoxha takim me Komisioneren Kos: Shqipëria e...

Më të klikuarat

  • Vijon saga e hakmarrjes në Mirditë! Vritet Viktor Bardhi, vë...
  • E trishtë! Humb jetën në aksident tragjik Laurent Krasniqi
  • Persona të armatosur e kërcënuan dhe gjobitën 5 mln euro, ku...
  • E rëndë/ 29-vjeçari rreh për vdekje nënën e tij, sulmi zgjat...
  • Aksident i rëndë në aksin Fushë Krujë–Rinas, një i vdekur dh...
  • Karriera
  • Na kontaktoni
  • Rreth Nesh

Aktualitet

  • Politike
  • Kronike
  • Ekonomi
  • Sociale
  • Kulture
  • Bota

Gossip

  • Gossip
  • Showbiz
  • Lifestyle

Inovacion

  • Shkencë
  • Teknologji

Programacion

  • Emisione
  • Seriale
  • Programi javor
  • LIVE
© Vizion Plus TV Albania 1999 - 2026
Ndalohet riprodhimi i paautorizuar i permbajtjes se kesaj faqeje.