“Ngjyrat e Ambla” është ekspozita e parë e Ambla Klosit, një 9-vjeçare që arrin të përcjellë më së miri botën e saj reale nëpërmjet pikturës. Në një intervistë për emisionin “Vizioni i Pasdites” në Vizion Plus, ajo tregon sesi i lindi ideja për këtë ekspozitë dhe si e kanë pritur të tjerët e në veçanti bashkëmoshatarët e saj këtë ekspozitë.

 

“Unë edhe pse po bëja teatër, pikturën nuk e lashë asnjëherë dhe këtë vit kam bërë gjithë pikturat të mëdhaja. Unë çdo vit për ditëlindje jap ndonjë pikturë të vogël për t’i vendosur te dhoma dhe sa herë iki në shtëpitë e shokëve gëzohem kur i shoh”, tregon Ambla.

 

E pyetur nga gazetarja Klevisa Gjika në lidhje me suportin që ka nga familja, ajo zbuloi se babai i saj, Blendi Klosi ka dhënë një kontribut të madh për hapjen e kësaj ekspozite duke inisituar se ajo mund t’ia dalë edhe pse është vetëm 9-vjeç.

 

“Babit i pëlqejnë shumë pikturat e mia dhe e ka shumë qejf pasionin tim dhe prej babit e kam hapur këtë ekspozitë. Babi më thoshte provoje dhe një herë kur nuk ia dilja dot. Babi më ka ndihmuar shumë herë me ngjyrat, por pikturën mund ta bëj vetë”, shton më tej 9-vjeçarja.

 

Por ku e sheh Ambla veten në të ardhmen?

 

“Unë do doja shumë të bëhesha artiste, por edhe po se bëra dot do e di që një herë në jetën time kam qenë”, përfundoi Ambla Klosi.

 

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *