Skip to content
  • Kreu
  • Kryesoret
  • Aktualitet
    • Politike
    • Kronike
    • Ekonomi
    • Sociale
    • Kulture
    • Vendi
    • Kosova
    • Bota
  • Rajoni
  • Opinion
  • Gossip
    • Lifestyle
    • Showbiz
  • Sport
  • LIVE
  • EMISIONE
  • SERIALE
Vodafone Banner
04 June 2026
Vizion fokus

Presidenti Begaj pret homologun lituanez, Lituania mbështet integrimin e...

Makina përmbyset në kanalim me ujë tek “Pushimi i...

Foto+Video/ Brenda stanit ku fshihej Violand Braçellari, vendi i...

Lamallari ironizon Balliun: Je delirant se të thonë bukurosh

“Revanshi”, SPAK kërkon 98 vite e 6 muaj burg...

Shpërthim tritoli në Kurbin

Vuçiç konfirmon se do të shkojë në Mal të...

Debat në Parlament për “Zvërnecin”, opozita: Policia dhnoi protestuesit....

Igli Tare thirret në SPAK

Berisha nga Kuvendi: Rama qëndrim stalinist, po organizon antimiting...

“Në burg je një i vdekur që ecën”, Pëllumb Gjoka për vrasjen e Gjin Ndojit: Më kanë futur në qeli për thashetheme! Do të vriten njerëz, kush mban përgjegjësi?!

4 Qershor 12:36

Biznesmeni Pëllumb Gjoka i cili akuzohet për vrasjen e shtetasit Gjin Ndoji, ngjarje për të cilën ai pretendon pafajësinë, ka dhënë dëshminë e tij në seancën e sotme gjyqësore të mbajtur në Gjykatën e Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar (GJKKO).

Gjatë seancës, Gjoka ka kundërshtuar akuzat e ngritura ndaj tij, duke deklaruar se nuk ka asnjë përfshirje në organizimin apo ekzekutimin e ngjarjes së pretenduar nga prokuroria.

Ai ka theksuar se ndaj tij janë ngritur akuza të cilat nuk mbështeten në prova konkrete.

Gjoka foli gjithashtu për periudhën e paraburgim, duke thënë se nuk ka qenë kurrë në dijeni të qartë të veprave konkrete që i atribuohen dhe se procesi ndaj tij është ndërtuar mbi deklarime dhe jo mbi fakte të verifikueshme.

“Për një njeri, të futesh në burg është përgjegjësi e madhe. Nuk mund të bazohet gjithçka në thashetheme,” tha ai.

Dëshmia e biznesmenit Pëllumb Gjoka para gjykatës

Gjoka: Siç e dini, akuzohem për vrasjen e Gjin Ndojit. Akuzohem se kam gjetur vendin ku do rrinte makina dhe se kam vënë e marrë vrasësit. Kushdo që ka organizuar, marrë pjesë, folur një herë të vetme që të vritet, kushdo që ka gjetur vendin e makinës ka bërë një veprim kriminal. Por më kriminale është ngritja e akuzës ndaj meje.

Herën e kaluar më pyetët a jam i dënuar. Unë de facto jam dënuar, se më është bërë një gjyq publik. Çfarë nuk kam dëgjuar. Më kanë akuzuar për trafik, për vrasje, çfarë epitetesh kam dëgjuar. Gjyqet publike nuk janë për të zbardhur të vërtetën. Gjyqet publike bëhen për t’i bërë presion gjyqtarëve. Gjithë këtë histori e kanë bërë për shkëmbime favoresh.

Unë kam 30 vjet që merrem me biznes. Bizneset kryesore i kam pasur lokalet e natës dhe lojërat e fatit. Janë biznese që paragjykohen. Unë jam munduar të jem i kujdesshëm, të shtrij këmbët sa kam jorganin. Për këtë jam habitur, nuk di ku kam shkelur. Kam 3 vjet në paraburgim e nuk di çfarë kam bërë. Gjithë kjo histori nuk di si do sqarohet. Siç e tha avokati, dy palët jemi futur në llogore. Prokurorët e dinë që janë gabim, por vazhdojnë të mendojnë të njëjtën gjë.

Në hasmëri më kanë futur, aktivitetin ma kanë bllokuar. Për të futur në burg një njeri është përgjegjësi e madhe. Në burg je një i vdekur që ecën. Me thashetheme e me lehtësi me të futur në burg e në hasmëri, nuk e di. Janë shumë familje të ngujuara edhe unë ju garantoj, që historia që kanë nisur këta, do vazhdojë. Këtu do të vriten njerëz, por përgjegjësia e kujt është.

Këta po i detyrojnë njerëzit të bëhen kriminelë. Jo të futesh në burg e në hasmëri e të bllokohet ekonomia nga thashethemet. Napoloni ka thënë: “Gjylja e topit e maja e lapsit kanë një material, por maja e lapsit vret më shumë”. Këta e kanë mprehur fort majën e lapsit.

Procedimi penal nuk ka nisur kur thonë prokurorët. Ka nisur më herët. Është bërë një kërkesë që unë të futem në burg. Pastaj kanë gjetur modalitetet. Kanë gjetur një kushërirën time. I kanë thënë të bëjë një kallëzim. Më vonë dy oficerë i kanë marrë një deklarim. Ndërkohë, këta policë kanë pasur edhe përgjimet e SKY. Ato përgjime i kanë pasur policët e antiterrorit. I kanë pasur rrugëve. Po për çfarë e kanë nisur procedimin. Kushërira ime e ka bërë kallëzimin edhe në Shkodër edhe në Lezhë e pastaj edhe në Tiranë. Kallëzimi i referohet një procedimi penal të bërë në Shkodër.

Kallëzimi i saj është hetuar e gjykuar. Për atë më kanë vënë një sekuestro toke. Unë atje kam blerë 130 dynym tokë. Është blerë para noterit. Kjo çështje ju shërbeu këtyre për të bërë gjyqe popullore. Janë po ata oficerë që kanë nisur procedimin penal, që kanë pasur bisedat e SKY. Argumenti i tyre se si e kanë gjetur është sekret. Pra unë akuzohem mbi një sekret.

Edhe nëse këto thashethemet e SKY kanë vlerën e provës, edhe sikur të jenë të mirëqena, po gjykohem mbi thashetheme. Unë nuk kam qenë përdorues i SKY. Por për një moment, po themi se jam. Të them, si është bërë identifikimi?

Nuk ka asnjë provë shkencore, që të jem abonent i SKY, asnjë provë fizike që unë jam abonent i SKY. Procesverbali thotë, se nga analiza e një komunikimi rezulton se fjalia e parë thotë “Jam Dritani”. Këta thonë, është Arditi. Në biseda flitet për një femër që ankohet për 100 dynym tokë.

Oficerët bazohen te një kallëzim në Shkodër, ku ankesa është për tridhjetë e ca hektarë. Më tej thuhet “është e çmendur, është e çmendur”. Ky nuk është teksti im. Unë nuk shprehem kështu. Unë e flas në dialekt. Gjatë seancës paraprake prokurori Xhevahir Lita, u përball me një procesverbal deklarimi gjatë gjykimit, ku ishin thëniet e tij.

Ditën e arrestimit më kanë ardhur nja 50 policë. Nuk kanë gjetur asnjë gjë, një armë gjahu. Marrim analizën e kodeve. Për një moment, po i marrim si të vërteta, sikur kodi i pretenduar është i Behar Bajrit.

Nëse e marrim të mirëqenë, në çdo bisedë ai flet vetëm për punë dhe të gjitha thëniet e tij janë kontradiktore. Në një vend ai thotë “dua ta heq njërin, por emrin nuk ia di”.

Në një tjetër bisedë, kodi i pretenduar si i tij, thotë “sa lekë më jep për Visi”. Nuk di sa i thotë ai. Njëherë thotë “e bëj se janë shumë lekë”. Pastaj thotë “duan me t’vra”. Më vonë thotë “nuk vras njeri se kam fëmijë”. Më akuzojnë për korrupsion. Po e quajmë se ai kodi në SKY është i imi. A mund ta di se për çfarë kam bërë korrupsion. Unë nuk e di për ç’episod jam. Thonë kam ndërhyrë te dy gjyqtarë. Vetë dy gjyqtarët, thonë “nuk e njohim”. Tani, cilët janë më të besueshëm, gjyqtarët, apo kapterat që kanë zbardhur SKY.

Për përgatitjen e kushteve për të vrarë Genc Tafilin, nuk ka asnjë bisedë, asnjë komunikim. Unë nuk kam asnjë konflikt me ta.

Për Ibrahim Licin e Dorian Dulin janë thashetheme SKY. Për Kleathi Musabelli është e vërtetë që kam pasur një konflikt me të. Shkojmë te arma. Policët në shtëpi më gjetën veç një çifte me letra. Të të vijnë policët në shtëpi e për thashetheme të më fusin në burg, të fortë janë.

Tani të di, për çfarë arme jam në burg, se nuk e di. Për grupin kriminal e sqaroi avokati. Nëse kam qenë, të di me kë kam qenë. Nëse ka një komunikim mes kodit që prokurori thotë që kam pasur unë dhe atij që thotë se ka pasur Behar Bajri, ku flitet për vrasjen e Gjin Ndojit, pranoj çdo lloj akuze. Nëse ka ndonjë bisedë se ku do të rrinte makina e vrasësve, unë pranoj çdo lloj akuze.

Posted Under:
Kryesoret Vendi
Tagged:
pellumb gjoka

Nga e njëjta kategori

Presidenti Begaj pret homologun lituanez, Lituania mbështet integrimin e Shqipërisë në BE

më shumë...

Bordi rrit çmimin e naftës, ja me sa do shitet benzina

më shumë...

Makina përmbyset në kanalim me ujë tek “Pushimi i shoferit”, banorët shpëtojnë babë e bir që kishin ngecur brenda

më shumë...

Foto+Video/ Brenda stanit ku fshihej Violand Braçellari, vendi i pyllëzuar ku mbeti i vrarë një polici dhe një tjetër u plagos

më shumë...

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Vodafone Banner

Minute pas minute

1:34

Presidenti Begaj pret homologun lituanez, Lituania mbështet...

1:23

Bordi rrit çmimin e naftës, ja me...

1:18

Makina përmbyset në kanalim me ujë tek...

1:11

Foto+Video/ Brenda stanit ku fshihej Violand Braçellari,...

12:50

Lamallari ironizon Balliun: Je delirant se të...

12:36

“Në burg je një i vdekur që...

12:25

“Revanshi”, SPAK kërkon 98 vite e 6...

Foto ilustruese
12:15

Shpërthim tritoli në Kurbin

12:14

“Miss Shqipëria” tur në Kastoria, vajzat konkurrente...

12:08

Vuçiç konfirmon se do të shkojë në...

11:56

Debat në Parlament për “Zvërnecin”, opozita: Policia...

11:21

Igli Tare thirret në SPAK

11:21

“Policia e Shtetit humbi shërbëtorin e saj”,...

11:17

Berisha nga Kuvendi: Rama qëndrim stalinist, po...

Viktima Enea Mekolli, autori Violand Braçellari, i plagosuri Edison Adri
11:06

Vrau efektivin e “Shqiponjave”, autori me të...

10:57

Foto/ Ky është autori i vrasjes së...

10:56

Politika reagon për vrasjen e efektivit, Begaj:...

10:28

Izraeli dhe Libani dakordësohen për armëpushim

10:28

Festivali “Bread & Heart” në Tiranë, Rama:...

10:24

Kuvendi 1 minutë heshtje për efektivin e...

Më të klikuarat

  • Efektivi i vrarë, Enea Mekolli DETAJE/ Efektivi Enea Mekolli vritet me armë gjatë operacion...
  • Tragjedia në Shëngjin, këta janë dy të rinjtë që humbën jetë...
  • Tragjedi në Shëngjin! Dallgët e detit u marrin jetën dy pers...
  • Vritet efektivi i “Shqiponjave”, Enea Mekolli humb jetën në...
  • Viktima Enea Mekolli, autori Violand Braçellari, i plagosuri Edison Adri Vrau efektivin e “Shqiponjave”, autori me të shkuar kriminal...
  • Karriera
  • Na kontaktoni
  • Rreth Nesh

Aktualitet

  • Politike
  • Kronike
  • Ekonomi
  • Sociale
  • Kulture
  • Bota

Gossip

  • Gossip
  • Showbiz
  • Lifestyle

Inovacion

  • Shkencë
  • Teknologji

Programacion

  • Emisione
  • Seriale
  • Programi javor
  • LIVE
© Vizion Plus TV Albania 1999 - 2026
Ndalohet riprodhimi i paautorizuar i permbajtjes se kesaj faqeje.