Një automjet tip Benz ka dalë nga rruga duke përfunduar në një kanal me ujë mesditën e sotme.
Aksidenti ka ndodhur në aksin Krutje -Pushimi shoferit. Drejtuesi i mjetit tip Benz i cili ishte në prani të djalit të mitur ka humbur kontrollin e mjetit ku më pas nuk ka arritur ta mbaj në karexhadë por ka përfunduar duke u përmbysur në një kanal me ujë.
Kanë qenë dy djem të zonës të cilët kanë ndërhyrjë menjëherë për të nxjerë dy personat nga makina.
Ndërhyrja e menjëhershme bëri që të dy personat që ndodheshin në mjet të dilnin shëndoshë e mire.
Në vendngjarje erdhën dhe forcat zjarrfikëse sëbashku me policinë e ambulancën ku këta të fundit morën për në spital dy personat për të kryer egzaminime .





