Skip to content
  • Kreu
  • Kryesoret
  • Aktualitet
    • Politike
    • Kronike
    • Ekonomi
    • Sociale
    • Kulture
    • Vendi
    • Kosova
    • Bota
  • Rajoni
  • Opinion
  • Gossip
    • Lifestyle
    • Showbiz
  • Sport
  • LIVE
  • EMISIONE
  • SERIALE
Vodafone Banner
08 June 2026
Vizion fokus

Sulmet me raketa/ Deklarata e fortë e ministrit izraelit:...

Rriten tensionet në Lindjen e Mesme, Irani rrëzon dy...

“Zonat e mbrojtura nuk janë zona ushtarake”, Zamir Dedej...

Zvërneci nuk lihet në dorë të investitorit, qeveria duhet...

Tavo: Lus Zotin, një projekt si i Zvërnecit ta...

Zvërneci, qytetarët e Shkodrës, Korçës dhe Pogradecit në protestë...

Plagosje me armë zjarri në Vlorë

“Investimi në Zvërnec, më i madhi në Europë prej...

“Vlonjatët janë pro investimit në Zvërnec”/ Rama nga Elbasani:...

Vrasja e efektivit, zbardhen detaje nga operacioni: Enea Mekolli...

Presidenti Begaj pret homologun lituanez në Tiranë: Mbështetje për integrimin e Shqipërisë dhe Kosovës në strukturat euroatlantike

4 Qershor 13:34

Presidenti Bajram Begaj priti në Tiranë Presidentin e Lituanisë, Gitanas Nausėda, në vizitën e parë zyrtare të një kreu të shtetit lituanez në Shqipëri në 34 vite marrëdhënie diplomatike mes dy vendeve.

Pas takimit, Begaj vlerësoi marrëdhëniet mes Shqipërisë dhe Lituanisë, duke theksuar se ato bazohen në besim reciprok, respekt të ndërsjellë dhe vlera euroatlantike. Ai tha se të dy vendet rikonfirmuan angazhimin për forcimin e dialogut politik dhe zgjerimin e bashkëpunimit në fusha me interes të përbashkët.

Integrimi evropian i Shqipërisë ishte një nga temat kryesore të diskutimit. Presidenti Begaj falënderoi Lituaninë për mbështetjen e vazhdueshme ndaj procesit të anëtarësimit të Shqipërisë në Bashkimin Evropian dhe vlerësoi qëndrimin e saj në favor të zgjerimit të BE-së dhe perspektivës evropiane të Ballkanit Perëndimor.

Ai u shpreh se Shqipëria ka hyrë në një fazë të rëndësishme të procesit të integrimit dhe do të vijojë me reformat e nevojshme për të avancuar drejt anëtarësimit të plotë në Bashkimin Evropian.

Begaj tha se gjatë presidencës lituaneze të Këshillit të Bashkimit Evropian në gjysmën e parë të vitit 2027, zgjerimi pritet të mbetet një prioritet i rëndësishëm në agjendën evropiane.

Dy presidentët diskutuan gjithashtu mundësitë për forcimin e bashkëpunimit ekonomik. Sipas Begajt, ekziston potencial për të zgjeruar marrëdhëniet në sektorët e teknologjisë dhe digjitalizimit, energjisë, turizmit, bujqësisë, industrisë agro-përpunuese dhe inovacionit.

Presidenti shqiptar vuri në dukje se numri i turistëve nga Lituania që vizitojnë Shqipërinë është në rritje dhe mirëpriti iniciativa që afron më tej qytetarët dhe bizneset e dy vendeve.

Në fushën e sigurisë, Begaj theksoi se Shqipëria dhe Lituania, si vende aleate në NATO, ndajnë të njëjtin vizion për sigurinë euroatlantike. Ai vlerësoi kontributin e Lituanisë në forcimin e sigurisë evropiane dhe ritheksoi angazhimin e Shqipërisë për të kontribuar në përpjekjet e përbashkëta të Aleancës, përfshirë rritjen e buxhetit të mbrojtjes sipas dakordësisë së Samitit të Hagës.

Begaj rikonfirmoi gjithashtu mbështetjen e Shqipërisë për Ukrainën, sovranitetin dhe pavarësinë e saj, duke theksuar se siguria e Evropës kërkon një përgjigje të bashkuar ndaj kërcënimeve ndaj vlerave demokratike.

Në bisedime u trajtuan edhe zhvillimet në Ballkanin Perëndimor. Presidenti shqiptar vlerësoi mbështetjen e Lituanisë për procesin e zgjerimit të BE-së në rajon dhe ritheksoi rëndësinë e integrimit euroatlantik të Kosovës.

Ai falënderoi Presidentin Nausėda për mbështetjen që Lituania i ka dhënë Kosovës, përfshirë kontributin në KFOR dhe votën pro anëtarësimit të saj në Këshillin e Evropës, duke kërkuar që kjo mbështetje të vijojë edhe në të ardhmen.

Në përfundim, Begaj u shpreh se vizita e Presidentit Nausėda do t’i japë një shtysë të re marrëdhënieve mes dy vendeve dhe do të krijojë mundësi të reja bashkëpunimi në interes të qytetarëve dhe të ardhmes evropiane të tyre.

Posted Under:
Anash Politike Vendi
Tagged:
BE BEgaj presidenti lituanez

Nga e njëjta kategori

Zgjedhjet në Kosovë/ Mbi 95% e kutive të numëruara, Vetëvendosje shpall fitoren, njofton festën në sheshin “Skënderbe”

më shumë...

Trump mesazh Iranit: Boll! Rikthehuni në negociata

më shumë...

Sulmet me raketa/ Deklarata e fortë e ministrit izraelit: Teherani duhet të digjet sonte!

më shumë...

Rriten tensionet në Lindjen e Mesme, Irani rrëzon dy raketa balistike

më shumë...

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Vodafone Banner Lemon Soda

Minute pas minute

10:38

Zgjedhjet në Kosovë/ Mbi 95% e kutive...

10:19

Trump mesazh Iranit: Boll! Rikthehuni në negociata

9:50

Sulmet me raketa/ Deklarata e fortë e...

9:42

Rriten tensionet në Lindjen e Mesme, Irani...

9:21

Zgjedhjet në Kosovë/ Numërohen mbi dy mijë...

8:46

“Zonat e mbrojtura nuk janë zona ushtarake”,...

8:41

Brenda dasmës së Dua Lipës në Siçili,...

8:27

Zvërneci nuk lihet në dorë të investitorit,...

8:01

Tavo: Lus Zotin, një projekt si i...

7:48

Zvërneci, qytetarët e Shkodrës, Korçës dhe Pogradecit...

7:04

VIDEO/ Zjarr në parkingun e një pallati...

6:48

Plagosje me armë zjarri në Vlorë

6:31

Nis protesta për Zvërnecin! Qytetarët mblidhen në...

6:24

“Investimi në Zvërnec, më i madhi në...

6:04

“Vlonjatët janë pro investimit në Zvërnec”/ Rama...

5:43

Zgjedhjet në Kosovë, pjesëmarrja në rënie krahasuar...

5:26

Juglindja “vuan” për punëtorë, mungesa të mëdha...

Violand Braçellari dhe Enea Mekolli
5:06

Vrasja e efektivit, zbardhen detaje nga operacioni:...

4:37

AKSK jep alarmin: Kujdes nga SMS-të mashtruese...

4:27

Trump: Iranit i kanë mbetur vetëm 22...

Më të klikuarat

  • “Policia qëlloi e para”/ Flet për herë të parë n...
  • Tragjike! Humb jetën në aksident futbollisti shqiptar, Fatjo...
  • Kurorëzohet Miss Shqipëria 2026, Paola Avdylaj shpallet nga...
  • Paola Avdulaj shpallet më e bukura e Shqipërisë, rrëmben kur...
  • Gjendjet i mbytur një person në lumin Mat, dyshohet të jetë...
  • Karriera
  • Na kontaktoni
  • Rreth Nesh

Aktualitet

  • Politike
  • Kronike
  • Ekonomi
  • Sociale
  • Kulture
  • Bota

Gossip

  • Gossip
  • Showbiz
  • Lifestyle

Inovacion

  • Shkencë
  • Teknologji

Programacion

  • Emisione
  • Seriale
  • Programi javor
  • LIVE
© Vizion Plus TV Albania 1999 - 2026
Ndalohet riprodhimi i paautorizuar i permbajtjes se kesaj faqeje.