Ka shumë arsye që Taylor Swift të ndihet e bekuar. Ajo është fytyra e vitit për 2023, është e suksesshme, magjepsëse, e talentuar dhe gjithçka tjetër.
Taylor Swift ka një aftësi për të krijuar “trende”, por jo vetëm për veshjet apo shijet muzikore.
Ndërkohë që vitet e fundit jemi mësuar që femrat e “Gen Z” të duan meshkuj si Timothee Chalamet (partneri i Kylie Jenner), së fundmi kemi parë një qasje tjetër.
“Jemi në epokën kur Gjenerata Z, që dikur pëlqente djemtë shumë të dobët, ka filluar të preferojë burra që mund t’i mbrojnë ata. Taylor Swift po luan një rol të madh në këtë trend pasi ajo është lidhur me Travis Kelce. Femrat e Gen Z kanë filluar të duan meshkujt më “të fortë””, thuhet në TikTok ku edhe mbizotëron pikërisht grupmosha e kësaj gjenerate.
Por duket se në këtë platformë nuk mbizotëron vetëm kjo teori.
“Burrat gjatë historisë kanë qenë gjithmonë luftëtarët, por tani ata nuk e kanë aftësinë për ta bërë këtë. Këto janë instinktet tona primitive, burrat do të debatojnë me njëri-tjetrin dhe ata që fitojnë do të jenë më tërheqës”, thotë një tjetër.
Gjenerata Z i referohet njerëzve të lindur midis 1996 dhe 2010 . Ata janë brezi i dytë më i ri, mes mijëvjeçarëve dhe Gjeneratës Alfa. Identiteti i Gen Z është formuar nga epoka dixhitale, ankthi i klimës, një peizazh financiar në ndryshim dhe COVID-19./vizionplus.tv





