Ditën e sotme Shqipëria do të përballet me Suedinë, në atë që do të jetë ndeshja e gjashtë në histori mes dy skuadrave. Në pesë takimet e para, suedezët kanë fituar tri herë, një herë ka përfunduar barazim dhe një fitore ka marrë Kombëtarja shqiptare.

Ndeshja e parë në kualifikuese botërori është luajtur në vitin 1988 në Tiranë, ku Suedia triumfoi 2-1, ndërsa për kuqezinjtë shënoi Ylli Shehu. Në ndeshjen e kthimit kualifikuese, Suedia fitoi sërish me shifrat 3-1 dhe golin e vetëm e realizoi Kushta me penallti.

Ndërkohë, miqësorja e shkurtit 2004 në Tiranë mbaroi me fitoren 2-1 të Shqipërisë, ku shënoi Skela dhe Aliaj. Ndërkohë për kualifikuese botërori sërish kemi barazuar 0-0 në 2008 dhe në Suedi jemi mposhtur 4-1. Shënoi Salihi. /vizionplus.tv

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *