Subscribe

Është ndarë nga jeta në moshën 55 vjeçare publicisti dhe gazetari i njohur Fatos Baxhaku.

 

Informacionet bëjnë me dije se Baxhaku prej kohësh vuante nga një sëmundje e rëndë, betejë të cilën e humbi sot përgjithmone.

 

Ai ishte një nga pionieret e shtypit të pavarur që nga fillimi i viteve 90. Autori i njohur i reportazheve të shkruara dhe televizive, studiues i historisë, një penë e mprehtë kritike e tranzicionit shqiptar.

 

Baxhaku pati një karrierë të pasur në shtypin e shkruar dhe atë televiziv në pozicionin e gazetarit dhe drejtuesit të departamentimeve të lajmeve.

 

Nga 2001 deri ne 2005 ishte kryeredaktor dhe gazetar në televizionin “Vizion Plus”, ku ka spikatur edhe me ciklin e reportazheve “Tunel”.

 

Veç karrierës së pasur në gazetari, Fatos Baxhaku punoi si pedagog i gazetarisë në Tiranë dhe Elbasan.

 

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *