NASA në bashkëpunim me kompaninë Lockheed Martin ndërtoi një aeroplan supersonik , i cili do të udhëtojë mijëra kilometra në kohë rekord.

Avioni i ri i tipit X-59 me teknologji Quiet SuperSonic është në punë që nga viti 2019.

 

View this post on Instagram

 

A post shared by NASA Aeronautics (@nasaaero)

Modeli u prezantua për herë të parë para publikut verën e kaluar. Ka një hundë prej 11.5 metra, për shkak të së cilës nuk do të ketë dritare ku do të ulen pilotët, të cilët do të monitorojnë atë që po ndodh jashtë aeroplanit përmes një sistemi të veçantë kontrolli të jashtëm, i cili do t’i prezantojë ata me një realitet të shtuar, të kombinuar me të dhëna dhe informacione të tjera që do të jenë të nevojshme për pilotim.

 

View this post on Instagram

 

A post shared by NASA Aeronautics (@nasaaero)

Gjatësia e avionit do të jetë rreth 30 metra dhe gjerësia e tij do të jetë 9 metra. Shpejtësia e tij do të arrijë gati 1500 kilometra në orë, ndërsa do të fluturojë në lartësinë 16 mijë metra, vetëm me një motor. Për momentin nuk dihet se sa pasagjerë do të mund të transportojë.

Pasi modeli të jetë shqyrtuar nga autoriteti i aviacionit amerikan, atëherë mund të fillojnë fluturimet e testimit komercial.

 

View this post on Instagram

 

A post shared by NASA Aeronautics (@nasaaero)

Prezantimi zyrtar i avionit do të bëhet më 12 janar përmes kanalit të NASA-s në YouTube.

Nëse me të vërtetë një aeroplan i tillë arrin të fluturojë me shpejtësi të tilla, do të jetë në gjendje të ndryshojë jetën e shumë njerëzve, por sigurisht që nuk do të jetë i arritshëm për publikun e gjerë për shumë vite, kryesisht nga pikëpamja ekonomike./vizionplus.tv

 

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *