Naftëtarët e Ballshit protestuan paraditen e kësaj të premteje para dyerve të uzinës së naftës.

Shkak u bë mosmarrja e pagave prej disa muajsh ndërsa protestës iu bashkuan edhe 38 punonjës të repartit zjarrëfikës.

Ata i bën apel qeverisë që të ndërhyjë dhe ti jap zgjidhje problemit të tyre.

Uzina ka ndërprere prodhimin prej 5 muajsh duke lënë të papune rreth 800 punonjës.

Shkak është bërë mungesa e lëndës së parë, ndërsa punëtorët thonë nga ana tjetër se gjatë kësaj periudhe ata nuk kanë marrë as pagën prej 250 mijë lekësh sic u ishte premtuar nga administratorët.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *