Myslim Murrizi komentoi në studion e “Zgjedhje 2021” fushatat elektorale të dy kampeve më të mëdha politike, PS dhe PD.

“Më duken si dy viça qumështi që kërkojnë t’u hiqen shqiptarëve si dema rrace”, kështu i quajti Murrizi kryeministrin Edi Rama dhe kryedemokratin Lulzim Basha.

Sipas tij, ata janë aktorë që luajnë në mënyrë të pistë, ndërsa iu bëri thirrje shqiptarëve që t’i ndëshkojnë me votë në 25 prill.

“Nuk kanë nevojë të ulërasin, por t’iu tregojnë çfarë u kanë bërë shqiptarëve kur kanë qenë kuaj. Është një teatër i pështirë; sa vijnë në pushtet ndajnë paratë publike. Këta bërtasin dhe shqiptarët fatkeqësisht nga 2 prilli i vitit 1991 vriten nga të bërtiturat e tyre. Asnjë palë zgjedhje në 30 vite pluralizëm nuk ka dalë pa viktima. Janë aktorë të pistë. Shqiptarët duhet t’i thërrasin mendjes.”

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *