Subscribe

Pezullohet mësimi në qarkun Dibër, Korçë dhe në zonat e Pukës dhe Fushë-Arrëzit. Edhe në Qarkun e Gjirokastrës në pjesën më të madhe të shkollave sot nuk është zhvilluar mësim.

 

Në qarkun Kukës me përjashtim të pak shkollave në qytet, në të gjitha institucionet e tjera arsimorë nuk është zhvilluar proces mësimor.

 

Në Korçë janë bllokuar zonat e Mokrës, Panaritit dhe Gorës, ndërsa ka probleme të mëdha me lëvizshmërinë e mjeteve në pjesën më të madhe të rrugëve ku është i detyrueshëm përdorimi i zinxhirëve.

 

I vetmi aks i bllokuar totalisht është ai në Devoll, Miras-Arrëz ku dëbora ka shkuar mbi 70 cm.

 

Në qarkun Dibër mjaft zona janë të bllokuara ndërsa akset rurale të pakalueshme. E vetmja rrugë që kalohet është aksi kombëtar Peshkopi-Tiranë me zinxhirë.

 

Ndërsa Rruga e Kombit është e kalueshme me zinxhirë por në disa akse ka probleme.

 

Po ashtu në shumë zona të thella të qarqeve Kukës, Dibër dhe Korçë ka mungesë të energjisë elektrike.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *